Shkurt.ch
CVP: Në vend të parave, azilkërkuesve t`u jepen kupona
Sipas tyre këto masa do ta bënin Zvicrën më pak atraktive dhe ky hap i tyre vjen si reaksion ndaj kërkesave më të reja të SVP-së
Pas SVP/UDC-së edhe CVP/PDC (demokristianët) është paraqitur me propozimin e saj për politika më restriktive në raport me azilin. Kështu, siç shkruajnë gazetat “NZZ am Sonntag” dhe “Le Matin Dimanche”, një grup politikanësh të kësaj partie ka prezantuar disa pika për një politikë të re azili, e cila do t`ia hiqte Zvicrës atraktivitetin si vend për të kërkuar azil.
Ndalimi i dhënies së parave të gatshme, detyrimi për punë pa pagesë dhe ndalimi i udhëtimit, këto janë veprimet që duhet ndërmarrë në këtë drejtim, sipas politikanëve në fjalë.
Grupi që ka propozuar këto pika përbëhet nga pesë politikanë në mesin e të cilëve edhe dy deputetë nacionalë: Gerhard Pfister dhe Urs Schwaller. Sipas tyre këto masa do ta bënin Zvicrën më pak atraktive dhe ky hap i tyre vjen si reaksion ndaj kërkesave më të reja të SVP-së.
Kështu, në vend të parave të gatshme azilkërkuesit do të merrnin kupona me çfarë do të parandalohej që paratë e ndihmës të mos derdheshin jashtë vendit. Më tutje, ai azilkërkues që caktohet të banojë në një kanton duhet të kryejë një zanat, kualifikim sipas aftësisë që ka. Paga do të shkojë në një fond të caktuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













