Lajme
Cyrih: Një person plagos disa fëmijë, operacion i madh në çerdhen e fëmijëve
Një burrë mësohet se ka sulmuar disa fëmijë dhe për pasojë, tre fëmijë janë plagosur. Pranë zonës është një qendër ditore për fëmijët (çerdhe)
Një burrë thuhet se ka sulmuar tre fëmijë në Cyrih. Policia është në vendngjarje me një operacion të gjerë. Nuk ka më rrezik të mëtejshëm për banorët.
Të martën pasdite është zhvilluar një operacion i madh në Cyrih Oerlikon pranë sheshit Berninaplatz, transmeton albinfo.ch. Një burrë mësohet se ka sulmuar disa fëmijë dhe për pasojë, tre fëmijë janë plagosur. Pranë zonës është një qendër ditore epër fëmijët parashkollorë (çerdhe).
Sipas policisë zvicerane, një i dyshuar është arrestuar, shkruan 20minuten.ch. Policia njoftoi se nuk ka më asnjë rrezik për popullatën.
Në vend, një dron fluturonte mbi zonën e rrethuar – Policët në zonën e rrethuar janë të armatosur me automatikë. Në vend ndodhen ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Për të afërmit është krijuar një linjë telefonike në numrin 044 411 71 17.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve













