Kosova
Cyrih: Tenori Saimir Pirgu me shfaqje mbresëlënëse
Në Cyrih të Zvicrës, sapo ka lënë shenjën e vet, tenori i shquar Saimir Pirgu.
Ato që e shoqëruan shfaqjen e tij mbresëlënse ishin duartrokitje, kritika pozitive dhe shumë falënderime për të, në operën “Carmen” me regji të Andreas Homoki, përcjell albinfo.ch.
Vënia në skenë e operës “Carmen” në Cyrih është një bashkëprodhim me Opera Comique në Paris. Regjisori Andreas Homoki bëri përshtatjen e duhur me atë franceze, duke sjellë një surprizë për publikun. Rolet kryesore regjisori Homokia ia besoi tenorit shqiptar Saimir Pirgu dhe mezosopranes Marina Viotti.
Mediat dhe kritikat zvicerane e shoqëruan me fjalët më të shkëlqyera interpretimin fantastik të Saimir Pirgut.
“Mezosoprane Viotti është tejkaluar edhe për nga volumi nga partneri i saj i skenës Saimir Pirgu. Me rolin e Don José, këngëtari shqiptar dëshmon se është një tenor heroik, i cili formon harqet e tij melodike me forcë të përqendruar dhe elegancë sublime. Pirgu është bindës edhe në lojë kur bie viktimë e çmendurisë shkatërruese të dashurisë.”, shkruan gazetari Peter Wäch.
Gazetari i prestigjiozes zvicerane, NZZ, Christian Wildhagen thotë se Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm rolin e Don José:
“Një nga “njerëzit e çuditshëm” humbet në skenë, i veshur me një look casual dhe këpucë firmato. Në skenën ende boshe, ai gjen si rastësisht një reduktim të pianos, e lexon me zor dhe e marrin menjëherë të rinjtë e pacipë vendas, të cilët së pari i grabisin këpucët dhe pastaj fletën e muzikës. Sigurisht që është Don José, tenori, i cili nuk e di se çfarë po ndodh me të. Saimir Pirgu e luan shkëlqyeshëm këtë rol.”, shkruan e përditshmja NZZ.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












