Lajme
Cyrihu: 19-vjeçari vdes pasi goditet nga një pllakë betoni gjatë punimeve
Aksidenti ndodhi gjatë punimeve të prishjes së një objekti në kantonin e Cyrih, hetimet janë duke vazhduar.
Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten në mëngjes në Stäfa, ku një punëtor 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve të prishjes së një ndërtese, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kantonspolizei Zürich, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një pllakë betoni është shkëputur nga një vordach i objektit dhe ka rënë mbi punëtorin, duke e zënë poshtë.
Zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën, ndërsa ekipi i emergjencës ka nisur menjëherë reanimimin. Megjithatë, plagët kanë qenë fatale dhe 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia kantonale e Cyrih, prokuroria dhe ekspertët përkatës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kanadë
Shqiptari nga diaspora që po ndërthur teknologjinë me drejtësinë përmes inteligjencës artificiale Halil Aliu, shqiptari në Kanada, themeluesi i “Nobel AI Legal” po zhvillon zgjidhje inovative që synojnë... -
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar
Jeta në Zvicër
-
Metroja e Lozanës drejt modernizimit të madh Ky projekt shihet si pjesë e strategjisë së qëndrueshme të transportit, duke synuar reduktimin e trafikut... -
Zvicër: Kamera e shpejtësisë “ndezet për të gjithë” – alarm për drejtuesit e automjeteve -
Fundjava në Zvicër sjell diell dhe temperatura të ngrohta -
Kjo kompani ajrore po ndihmon Lufthansa të operojë më shumë fluturime -
Zvicra synon të zbusë mungesën e banesave duke përshpejtuar ndërtimet











