Lajme
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane
Disa kandidatë që aplikojnë për shtetësi zvicerane në qytetin e Cyrihut do të paguajnë më pak për procedurën, ndërsa për të tjerët kostot do të jenë më të larta.
Procesi i natyralizimit në qytetin më të madh të Zvicrës kushtonte 1200 franga për ata që vinin nga jashtë dhe 500 franga për të huajt e lindur në Zvicër.
Këtë javë, Këshilli Bashkiak vendosi, megjithatë, të ‘barazojë’ koston: të gjithë të huajt, pavarësisht nga vendlindja e tyre, do të paguanin një tarifë fikse prej 750 frangash, transmeton albinfo.ch.
Personat nën moshën 25 vjeç do të aplikonin falas. Tarifa gjithashtu mund të hiqet pjesërisht ose plotësisht për njerëzit pa mundësi financiare për të përballuar këtë tarifë.
Ndërkohë që parti të ndryshme kundërshtuan shumën e re – me partitë e krahut të majtë që kërkonin ta ulnin atë në 500 franga – në fund u vendos që 750 franga do të ishte e drejtë, pasi do të mbulonte të gjitha kostot administrative, shkruan thelocal.
Gjatë debatit, Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë argumentoi kundër uljes së kostos për marrjen e shtetësisë.
“Nëse nuk kushton asgjë, nuk vlen më asgjë”, thanë deputetët e saj.
Në anën tjetër të spektrit politik, socialdemokratja Maya Kägi Götz vuri në dukje se një tarifë më e ulët do të ofronte një “nxitje për natyralizim”.
Këtë pikëpamje e ndau edhe një këshilltar i Gjelbër, Urs Riklin, i cili tha se ta bësh procesin e natyralizimit më të ‘përballueshëm’ është mirë për qytetin dhe Zvicrën në përgjithësi.
“Të gjithë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në demokraci”, tha ai.
Vendimi përfundimtar për këtë lëvizje do të merret në një nga mbledhjet e ardhshme të këshillit.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












