Lajme
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë evropian për të jetuar e punuar për punëtorët e huaj
Këtu është një përmbledhje e 10 qyteteve më të shtrenjta për emigrantët, sipas gjetjeve të Mercer
Hong Kongu është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar dhe për të punuar jashtë shtetit këtë vit, sipas një raporti të ri i cili thekson ndikimin e rritjes së kostove të jetesës dhe tendencat e përkeqësuara makroekonomike në tregun e emigrantëve.
Qyteti u rrit me një vend në indeksin e Kostos së Jetesës së Mercer 2022, për të rifituar përsëri pozicionin e parë pasi kaloi në vendin e dytë në vitin 2021 për shkak të Ashgabat, në Turkmenistan. Kjo shënon herën e katërt në pesë vite që qendra financiare aziatike është renditur si vendi më i kushtueshëm për ata që punojnë jashtë shtetit të tyre, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Ngritja e e Hong Kongut në këtë indeks u nxit pjesërisht nga presionet inflacioniste në rritje, të cilat kanë shtuar kostot e jetesës në të gjithë globin. Ndërkohë, kufizimet e vazhdueshme të Covid dhe rritja e paqëndrueshmërisë politike e kanë bërë më të shtrenjtë kompensimin e stafit që zhvendoset atje, tha partneri i Mercer, Vince Cordova, për CNBC Make It.
Javën e kaluar, qyteti u rrit me 13 vende në Indeksin Global të Jetueshmërisë 2022 nga Njësia e Inteligjencës e The Economist, në atë që u quajt si humbja e lirisë politike dhe kulturore.
Hong Kongu ishte vendi i vetëm aziatik në pesëshen e parë të dominuar nga qytetet zvicerane në indeksin e Kostos së Jetesës së Mercer 2022: Cyrihu, në Zvicër, renditet si qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për punonjësit e huaj, i ndjekur nga Gjeneva (3), Bazeli (4) dhe Berna (5).
Cordova tha se kjo vjen si rrjedhojë e fuqizimit të frangës zvicerane, e cila, deri në kohët e fundit ka ruajtur qëndrueshmërinë ndaj rritjes së dollarit amerikan, i cili përbën edhe monedhën ku bazohet raporti i Mercer.
Si funksionon ky indeks
Indeksi vjetor i kostos së jetesës së Mercer, i cili tashmë po bëhet për vitin e tij të 28-të, është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë që të përcaktojnë paketat e pagave për punonjësit që jetojnë jashtë vendit të tyre, duke matur kostot e akomodimit dhe çmimin e mallrave dhe shërbimeve brenda tregjeve lokale përkundrejt kostos së tyre relative në qytetin e Nju Jorkut.
Indeksi i këtij viti renditi 227 qytete dhe mori parasysh çmimet e më shumë se 200 artikujve nga kategori të tilla si ushqimi, transporti, strehimi dhe kujdesi personal, duke filluar që nga marsi i vitit 2022.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, tha Cordova, raporti i vitit 2022 gjithashtu vuri në dukje përhapjen në rritje të punës në distancë, me gjithnjë e më shumë kompani që po e përdorin këtë si një mjet kur vendosin politikat e tyre të punës fleksibël.
Këtu është një përmbledhje e 10 qyteteve më të shtrenjta për emigrantët, sipas gjetjeve të Mercer.
Qytetet më të shtrenjta për emigrantët
Hong Kong, Hong Kong (SAR)
Cyrih, Zvicër
Gjenevë, Zvicër
Bazel, Zvicër
Bernë, Zvicër
Tel Aviv, Izrael
New York City, Shtetet e Bashkuara
Singapor, Singapor
Tokio, Japoni
Pekin, Kinë
Ankaraja në Turqi (e 227-ta) renditet si qyteti më pak i shtrenjtë për të punuar jashtë vendit, e ndjekur nga Bishkek në Kirgistan (226), Dushanbe në Taxhikistan (225), Islamabad në Pakistan (224) dhe Karaçi në Pakistan (223).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













