Lajme
Cyrihu, regjioni numër një në Evropë për inovacion ekonomik
Nga 5 regjionet që zënë vendet e para në Evropë, dy të parat janë në Zvicër: Cyrihu, që zë vendin e parë dhe Kantoni Tiçino, në vendin e dytë
Regjioni i Cyrihut, si qendër për bërje të biznesit, është regjioni më inovativ në Evropë. Këtë konstatim e ka bërë Komisioni i Bashkimit Evropian, në një raport të tij lidhur me këtë temë.
BE bën një herë në dy vjet një raport në formë indeksi të investimeve, i cili përfshin në vete mbi 200 regjione nga 26 vende të Evropës, shkruan moneycab.com. Si kriter për radhitjen e regjioneve shërbejnë 17 tregues, transmeton albinfo.ch. Në mesin e tyre janë shkalla arsimore e popullatës dhe shpenzimet që regjionet përkatëse bëjnë për hulumtime e zhvillim.
Duke iu referuar rangimit të lartë të regjionit të Cyrihut në këtë raport, kryetarja e Qeverisë së Kantonit, Carmen Walker Späh, ka thënë se Cyrihu nuk guxon të zvogëlojë përpjekjet e tij në këtë drejtim. Duhet angazhim shtesë në rrjetëzim, siç po ndodh, për shembull, me parkun e inovacionit në Dübendorf, ka theksuar ajo.
Veç Cyrihut, edhe regjione të tjera të Zvicrës janë radhitur lart në listën e regjioneve më inovative të Evropës, përcjell albinfo.ch. Kështu, nga 5 regjionet që zënë vendet e para në Evropë, dy të parat janë në Zvicër: Cyrihu, që zë vendin e parë dhe Kantoni Tiçino, në vendin e dytë. Ndërsa në mesin e 10 regjioneve të tilla, 5 janë në Zvicër: Cyrihu, Tiçino, Zvicra Lindore, Zvicra Veriperëndimore dhe Zvicra Qendrore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












