Lajme
Cyrihu u jep 15,000 pensionistëve një ‘bonus për pallton e dimrit’
15,000 pensionistë përfitojnë bonus për veshje të ngrohta në Cyrih
Këtë dimër, rreth 15,000 pensionistë në qytetin e Cyrihut do të marrin një ndihmë të posaçme financiare për të blerë rroba të ngrohta. Iniciativa, e cila synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta përballë temperaturave të ulëta, vjen nga vendimi i këshillit komunal për të ndarë 8.75 milionë franga zvicerane për këtë qëllim, përcjell albinfo.ch.
Sipas planit, përfituesit që jetojnë vetëm do të marrin 550 franga, ndërsa çiftet e martuara dhe prindërit e vetëm do të marrin 825 franga. Kjo pagesë e njëhershme pritet të ndihmojë blerjen e palltove, çizmeve dhe veshjeve të tjera dimërore, të cilat për familjet me buxhet të kufizuar shpesh paraqesin një barrë të rëndë financiare.
Autoritetet lokale theksojnë se kjo masë është pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur grupet më të cenueshme të popullsisë gjatë muajve të ftohtë dhe për të siguruar që askush të mos rrezikohet nga temperaturat ekstreme për shkak të kushteve ekonomike.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation












