Lajme
Daçiç: Të zbresim Serbinë në tokë
“Qëllimi i parë, si qeveri dhe koalicion, ka qenë të ndalojmë të gënjejmë, edhe njëri-tjetrin, edhe të tjerët, njerëzit në Serbi, miqtë dhe armiqtë në botë. Të fillojmë, ngadalë, ta zbresim Serbinë në tokë
Kryeministri i Serbisë, Daçiç, në një shkrim të tij autorial për gazetën beogradase “Politika”, ka bërë një “katarzë” për veten dhe për kombin e tij. Një pastrim të guximshëm me të kaluarën.
“Shpërbërja e disa shteteve, përjashtimi nga komuniteti ndërkombëtar, sanksionet, varfëria, bombat, uria, plaçkitja e vetes dhe e pronave tona. Këtë, natyrisht, nuk e kemi bërë vetëm ne. Bota shpesh ka qenë e ashpër ndaj Serbisë. Por, pjesa që kemi bërë vetë gjithmonë është përcjellë me justifikime dhe arsyetime të përsosura”, ka shkruar Daçiq.
Sipas tij, çdo e keqe që Serbia i ka shkaktuar vetvetes është justifikuar me “qëllime të larta, qiellin, shenjtërinë, kombin.” “Kur për herë të parë, para më shumë se tre vjetësh, kam thënë se duhet të ndalojmë të gënjejmë dhe për temat e rëndësishme, siç është Kosova, duhet të flasim të vërtetën, kam nisur zinxhirin e ngjarjeve, i cili ka shkuar drejt një qëllimi – heqjes së justifikimeve”, ka thënë Daçiq.
Gjithnjë sipas tij, Marrëveshja e Brukselit është pikërisht kjo – heqja e barrës 20-vjeçare nga supet e popullit, “rrezikut se do të fajësohet dhe akuzohet nëse nuk zgjidh një detyrë të pamundur”.
Zhdukja biologjike e Serbisë, shkatërrimi i infrastrukturës së saj, shkatërrimi i ekonomisë, kulturës, shkencës, shëndetësisë, arsimit – të gjitha këto, ka shkruar Daçiq, janë arsyetuar me detyra të mëdha kombëtare, me “kërkimin e katërkëndësheve në rrethet e Ballkanit” – “kjo është dashur të ndalojë”.
“Qëllimi i parë, si qeveri dhe koalicion, ka qenë të ndalojmë të gënjejmë, edhe njëri-tjetrin, edhe të tjerët, njerëzit në Serbi, miqtë dhe armiqtë në botë. Të fillojmë, ngadalë, ta zbresim Serbinë në tokë”.
“Është dashur ta bëjmë një gjë të tillë, sepse në Serbi, për shkak të së ardhmes së saj, askush nuk ka të drejtë të fshihet. Dhe, për Zotin, nuk ka pas kujt të fshihet. Aq më pak pas Kosovës. Sepse, çdo tentativë e re për fshehje do të përfundonte me një eksod tjetër, më të dukshëm, me viktima dhe humbje të reja, me padrejtësi të reja”, ka shkruar kryeministri serb.
Kosova, sipas tij, do të vazhdonte, pa ndonjë gjykim apo përgjegjësi, kah Evropa, “ndërsa ne do të shtyheshim përsëri në një vrimë të thellë të Ballkanit, në dëshpërim, fatkeqësi, uri dhe mjerim”.
Kjo, sipas Daçiqit, nuk do të ishte e drejtë për fëmijët; nuk do të ishte e drejtë që atyre të mos iu lihet asgjë përveç ndjekjes së pakuptimtë të zgjidhjeve të pamundura.
“Dhe, i gjithë thelbi i marrëveshjes së Brukseit është kjo. Të shënojmë fillimin e fundit dhe fundin e fillimit. Të gjejmë mënyra, të bëjmë atë për të cilën jemi zgjedhur. Jemi zgjedhur për atë që Serbia të jetë vend ku ka punë, rrugë, shkolla, spitale, libra, teatro, barna dhe njerëz të kënaqur. Jemi zgjedhur nga zgjedhjet në tokë dhe jo në qiell. Ka përfunduar historia për Serbinë qiellore”, ka shkruar Daçiq për gazetën beogradase “Politika”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027










