Sport
Dafina Mustafa transferohet te skuadra e njohur zvicerane
Yellow Winterthuri po lufton për titull të kampionit në Zvicër
Hendbollistja e Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë një lëvizje të rëndësishme në karrierën e saj.
21-vjeçarja do të transferohet nga Kreuzlingeni te skuadra më e madhe zvicerane, Yellow Winterthur, pas përfundimit të këtij edicioni.
Mustafa është formuar si lojtare te LC Bruhl, ndërsa verën e kaluar iu bashkua Kreuzlingenit në Superligën e Zvicrës. Aktualisht, Winterthuri renditet në vendin e dytë në kampionatin zviceran, njofton FHK, përcjell albinfo.ch.
Dafina është shquar për paraqitje të mira te Kreuzlingeni, veçanërisht në mbrojtje. Ajo është një lojtare kyçe edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku ka spikatur në ndeshjet kundër Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës vjeshtën e kaluar.
Në një prononcim, Mustafa ka theksuar se synon ta ndihmojë skuadrën e re dhe njëkohësisht të dëshmojë vlerën e saj për Kombëtaren e Kosovës. Edhe te Winterthuri janë shprehur të kënaqur me angazhimin e saj, teksa skuadra po lufton për titullin kampion në Zvicër.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













