Lajme
Daily Express rekomandon Tiranën si destinacion kryesor për pushime në 2026
Ryanair dhe Daily Express rekomandojnë Tiranën për pushime
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, është përfshirë nga Daily Express si një nga destinacionet kryesore për vitin 2026, duke u renditur gjithashtu në listën e Ryanair për pesë vendet më të mira për të vizituar këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Sipas artikullit, Tirana ofron një përvojë autentike dhe të gjallë me rrugë shumëngjyrëshe, kafenetë aktive, pamje malore dhe një ndërthurje arkitekture osmane, italiane dhe moderne. Sheshi Skënderbej, Liqeni i Tiranës dhe monumentet historike e kulturore janë ndër atraksionet kryesore.
Një nga pikat më tërheqëse është Piramida e Tiranës, e cila shërben sot si qendër teknologjike për të rinjtë, restorante dhe bare, dhe ofron pamje panoramike të qytetit. Tirana është një destinacion që kombinon kulturën, historinë dhe jetën urbane, duke e bërë tërheqëse për turistët evropianë dhe jo vetëm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih Fushata e tij e mprehtë, pa kompromis dhe inteligjente ka bërë që Përparimi jo vetëm të... -
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë” -
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova -
Punëtori shqiptar nga ky shtet humb jetën në një aksident pune
Jeta në Zvicër
-
Calmy-Rey: Autoritetet dhe pronarët janë përgjegjës Ish-Këshilltarja Federale Micheline Calmy-Rey, e cila vjen nga Crans-Montana, është thellësisht e prekur nga katastrofa e... -
Dalja emergjente e barit në Crans – Montana ishte e mbyllur -
Zvicra varet nga ndihma e huaj për trajtimin e të plagosurve në Crans Montana -
Bora paralizoi shërbimin e autobusëve në qytetin e Cyrihut -
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih












