Shqipëria
‘Daily Mail’ fton britanikët të ‘pushtojnë’ Dhërmiun
Një çift pushuesish nga Britania e Madhe zbuluan “parajsën e fshehtë balineze”. Kështu e quajtën ata destinacionin e tyre të fundit, Dhërmiun tonë të bukur, pasurinë e mrekullueshme me perëndime mahnitëse dhe ujin e kristaltë. Nuk është hera e parë që Dhërmiu fiton titullin “Perla e fshehtë e Evropës” nga portale dhe revista prestigjoze ndërkombëtare dhe kësaj here nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe.
Britanikët Scott dhe Sal, të cilët janë edhe blogerë, dokumentuan rrugëtimin e tyre me mijëra shikues duke u treguar rreth plazhit, peizazheve të bukura, restoranteve dhe lokaleve të natës. Ata e krahasuan Dhërmiun me parajsën që kanë gjetur në resorte të huaja duke shprehur se Shqipëria është e nënvlerësuar përpara vendeve si Greqia dhe Italia.
“Zbuloni Balin evropian në vendin që s’do e prisnit kurrë. Hotelit i japim vlerësimin 10/10 dhe plazhi ka fiks stilin e Balit. Lokalet janë mahnitëse dhe uji i pastër si kristal. Ka kaq shumë gjëra për të bërë,”-shkruajnë Scott dhe Sal në një video të publikuar në platformën “Instagram” e cila ka arritur më shumë se 1.6 milionë shikime. Të shumtë ishin edhe komentuesit e huaj të cilët nisën të shprehnin mendimet e tyre në seksionin poshtë fotos.
“Sa bukur qenka,”-tha njëri prej tyre. Një shikues tjetër shkruante: “Pak ndyshe nga vendet e tjera evropiane, por duket fantastik.”
“Ky vend duket si një ëndërr,”-ra dakord një i tretë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot








