Kosova
Daily Mail shkruan për kosovarin që po mbahet në një burg ‘ferri’ në Serbi
E famshmja britanike, Daily Mail, ka shkruar për Sadik Durakun, 53-vjeçarin nga Kosova me nënshtetsi angleze, i cili më 17 shkurt u ndalua nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi, në Batrovci, teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij dhe po mbahet në paraburgim me pretendimet se “ka kryer krime lufte”.
Daily Mail shkruan se ai po mbahet gabimisht në një burg në Serbi që dikush ia ka përshkruar mediumit si ferr.
Duraku u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e fyerjeve gjatë luftës në Kosovë.
Sipas Daily Mail, familja e tij thotë se kjo është e pamundur, sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk ka lëvizur më nga vendi deri në vitin 2004.
Kritikët kanë akuzuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës, shkruan Daily Mail.
Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij, Suzana, shkruan për arrestimin e babait të saj mbi akuza të rreme, duke kërkuar ndihmën e institucioneve britanike për lirimin e tij.
Duraku, drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm, shkruan mediumi britanik, duke cituar një burim që u ka thënë se “situata është shumë serioze”, dhe se ai po qëndron në një burg ferri.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












