Kosova
Dallimi i votave nga zgjedhjet e kaluara për partitë politike
Ndonëse komunat më të mëdha kanë përfunduar me balotazh midis kandidatëve të partive, të gjitha subjektet politike kanë shpallur fitoret e tyre në to
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nëse mblidhen votat e të gjitha komunave për kandidatë për kryetarë, prin Lëvizja Vetëvendosje me rreth 27 për qind në nivel vendi, ndërsa për kuvendet komunale prin Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 24 për qind.
Sipas Cakollit, rezultatet preliminare tregojnë rritje, rënie dhe qëndrueshmëri të partive kryesore, ndërsa balotazhi pritet të jetë edhe më interesant dhe vendimtar.
“Nëse mblidhen votat e të gjitha komunave për kandidatët për kryetarë, prin LVV-ja me rreth 27% në nivel vendi, ndërsa për kuvendet komunale prin LDK-ja me rreth 24%. LVV-ja fituar pa balotazh në 3 komuna (Kamenicë, Podujevë, Shtime); është e para në 2 komuna që shkojnë në balotazh (Gjilan, Fushë Kosovë); dhe është e dyta në 10 komuna (Gjakovë, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Viti, Vushtrri)”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Ai ka shtuar se në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021, kjo parti ka bërë përparim të dukshëm.
Sa i përket LDK-së, Cakolli ka thënë se e ruan pothuajse të njëjtin nivel si në zgjedhjet e kaluara.
“LDK-ja ka fituar pa balotazh në 2 komuna (Istog, Lipjan); është e para në 6 komuna që shkojnë në balotazh (Dragash, Obiliq, Pejë, Prishtinë, Viti, Junik); dhe është e dyta në 3 komuna (Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë). LDK-ja ruan pothuajse të njëjtin nivel si në vitin 2021. Numri i komunave të fituara pa balotazh mbetet i pandryshuar (2), ndërsa ato ku del e para në balotazh janë rritur nga 5 në 6. Ndërkaq, renditjet e dyta kanë rënë nga 4 në 3”, është shprehur ai.
Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës, ai ka vlerësuar se ka shënuar rënie krahasuar me vitin 2021. “PDK-ja fituar pa balotazh në 3 komuna (Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit); është e para në 4 komuna që shkojnë në balotazh (Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Vushtrri); dhe është e dyta në 2 komuna (Dragash, Klinë). PDK-ja ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2021. Fitoret pa balotazh kanë rënë nga 4 në 3, komunat ku del e para nga 6 në 4, ndërsa renditjet e dyta nga 4 në 2”, ka theksuar ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur në nivel të ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, sipas Cakollit. “AAK-ja ka fituar pa balotazh në 1 komunë (Deçan); është e para në 4 komuna që shkojnë në balotazh (Gjakovë, Klinë, Rahovec, Suharekë); dhe është e dyta në 1 komunë (Junik). AAK-ja mbetet në nivel të ngjashëm me zgjedhjet e vitit 2021. Fitoret pa balotazh kanë rënë nga 2 në 1, ndërsa numri i komunave ku del e para mbetet i pandryshuar (4). Edhe renditjet e dyta janë të njëjta (1 komunë)”, ka deklaruar ai.
Ndonëse komunat më të mëdha kanë përfunduar me balotazh midis kandidatëve të partive, të gjitha subjektet politike kanë shpallur fitoret e tyre në to.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











