Kultura
DAM Festival thërret violinistët e rinj në garën “10 minuta në instrument solo”
Gara është e hapur për violistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët janë 26-vjeçarë dhe më të rinj, deri në datën e mbajtjes së audicionit
Festivali i muzikës klasike “DAM” që organizohet në Prishtinë në bashkëpunim me “West Coast Symphony Orchestra” që organizohet në Vankuver të Kanadasë, në nderim të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shpallur të hapur edicionin e parë të garës “10 minuta në instrument solo 2018”, që do të mbahet më 28 dhe 29 mars 2018 në Prishtinë si pjesë e turneut ballkanik të “West Coast Symphony Orchestra”.
Gara është e hapur për violistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët janë 26-vjeçarë dhe më të rinj, deri në datën e mbajtjes së audicionit. Gara ka vetëm një çmim dhe përfshin një violë të vlefshme, të dhuruar nga “West Coast Symphony Orchestra”, dhe një çmim, i cili ndahet nga Festivali DAM dhe i cili do të lajmërohet së shpejti.
Të gjithë violinistët e interesuar duhet të dërgojnë incizimin e një prej veprave 1) një kohë nga suita për violonçel nga J.S.Bach ose Sonata për violinë ose Partita nga J.S.Bach, e transkriptuar për violë; ose 2) një vepër, e cila shpërfaq aftësitë virtuoze të pjesëmarrësit. Ndërsa juria e garës përbëhet nga: Paul McWëen – President i WCSO (Kanada), Barbara Irschick – violiniste (Kanada), Bruce Irschick – violinist (Kanada) dhe Mark Jackson – violinist (Kanada).
Në njoftim thuhet se çmimi i ndarë është vendim i jurisë, është final dhe i pakontestueshëm.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












