Jeta në Zvicër
D`Amato: Iniciativa kundër migrimit masiv, antievropiane
Përmes vullnetit të popullit bëhet përpjekje për kthimin mbrapsht të paradigmës së prodhuar nga marrëveshjet bilaterale me BE-në
Në një intervistë për radion zvierane srf, profesori i të drejtës së Migracionit në Universitetin e Neuchatelit Gianni D`Ammato flet në lidhje me debatet në opinionin zviceran që kanë të bëjnë me të huajt në këtë vend. Biseda është zhvilluar duke pasur në fokus iniciativën e re të SVP/UDC-së kundër migrimit masiv, iniciativë që është hedhur poshtë të enjten në Parlamentin e Zvicrës.
Iniciativa e SVP-së “Kundër migrimit masiv” synon kthimin e gjendjes që ka ekzistuar para vënies në funksion të lëvizjes së lirë, thotë studiuesi i migracionit, Gianni D`Amato. Debati për të huajt ka traditë në Zvicër dhe po ashtu traditë kanë edhe referendumet për këtë temë.
“Unë e shoh iniciativën e SVP-së në një kontekst antievropian”, konstaton profesori D`Amato. Përmes vullnetit të popullit bëhet përpjekje për kthimin mbrapsht të paradigmës së prodhuar nga marrëveshjet bilaterale me BE-në. Me fjalë tjera: kthim në kontingjentet për të huaj, fund të praktikës së lëvizjes së lirë, e cila nuk bën më dallime në mes të qytetarëve të BE-së dhe zviceranëve.
Modeli i suksesit zviceran ka tërhequr viteve të fundit shumë njerëz në Zvicër. Në tregun e punës nuk ka pothuaj fare konkurrencë në mes të zviceranëve dhe të ardhurve nga vendet e BE-së, pasi që ata konsiderohen komplementarë njëri me tjetrin, mendon D`Amato. Ai e sheh një konkurrencë vetëm te kuadri i lartë dhe te akademikët. Ndërsa sipas tij, iniciativa e SVP-së provon të fusë në lojë edhe armiqësinë latente ndaj gjermanëve.
Në Zvicër, sipas D`Amato, iniciativat për çështjet e të huajve kanë një traditë të gjatë prej disa dekadash. Situata ekonomike në vend pothuajse nuk ka ndikim në këto iniciativa. “Iniciativat kanë fare pak të bëjnë me prutoprdhimin shoqëror ose me koniunkturën”, konstaton D`Amato. “Ato kanë të bëjnë me gjendjen emocionale të zviceranëve dhe me atë se si ata e perceptojnë ambientin”. Në këtë kuptim, sipas tij, iniciativa si ajo e SVP-së edhe tjetra, “Ecopop” janë temë fare normale e debatit në Zvicër.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën











