Zhvillim
Danimarka dhe Finlanda mbështesin integrimin e Kosovës
Ministri Wammen, por edhe ministrja kosovare Çitaku, u shprehen optimist se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, do të avancohet shumë shpjet në të ardhmen
Qeveria e Danimarkës dhe ajo e Finlandës i kanë dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës në rrugën e saj integruese. Përfaqësuesit e këtyre dy shteteve i kanë vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Prishtinës zyrtare për integrim, derisa kanë vlerësuar lartë marrëveshjen me Serbinë.
I pari që vizitoi Prishtinën ishte ministri për çështje Evropiane në Qeverinë e Danimarkës, Nicolai Wammen, i cili takoi ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Dy ministrat diskutuar mbi hapat e radhës sa i përket agjendës Evropiane për Kosovën.
Me këtë rast ministrja Çitaku dhe ministri Wammen diskutuan më në detaje për përkrahjen e qeverisë daneze për Kosovën, në kuadër të negociimit të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi dhe procesit të liberalizimit të vizave.
“Kam nderin që të kthehem për vizitë Kosovës, posaçërisht në këtë moment historik pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë”, tha Wammen në një konferencë për media.
“Ne këtë po e shohin si një fillim të ri, një mundësi për bashkëpunim, normalizim dhe përmbushje të ëndrrave, jo vetëm për të ardhmen e gjeneratave të reja të Kosovës dhe Serbisë, ku jo vetëm do ta kenë të kaluarën si pjesë e jetës së tyre, por tani do të shikojnë përpara dhe të shkojnë përpara me të ardhmen e tyre”, u shpreh ai.
Agjenda evropiane prioritet qeveritar
Ndërsa gjatë konferencës për medie, edhe ministri danez, por edhe ministrja kosovare u shprehen optimist se çështja e liberalizimit të vizave do të avancohet shumë shpjet në të ardhmen.
Ministrja Çitaku falënderoi ministrin Wammen për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë Daneze në përkrahjen e Kosovës dhe institucioneve të saja.
Nga ana e saj, ministrja Çitaku siguroi homologun danez se të gjitha institucionet shtetërore kanë vendosur agjendën evropiane, dhe në veçanti procesin e liberalizimit të vizave në qendër të punës së tyre ditore.
Gjatë takimit, dy ministra diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus të veçantë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Do të jetë rrugë e gjatë dhe do të jetë një rrugë me shumë sfida, Kosova duhet të adresojë shumë probleme të cilat janë akumuluar me dekada mirëpo ne jemi të bindur se në rast se do të arrijmë ta ruajmë unitetin e brendshëm politik për agjendën evropiane… Kosova do të mundet që në vitet në vijim të shënojë hapa edhe me konkret drejt anëtarësimit në BE”, tha ajo.
Finlanda mbështet PSA-në për Kosovën
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në një takim tjetër edhe një delegacion, kryesuar nga nënsekretarja e Shtetit Finlandez, Anne Sipiläinen, e cila është përgjegjëse për bashkëpunimin dhe zhvillimin e politikave për Qeverinë Finalandeze.
Në takim u diskua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve; subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe në veçanti avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës.
Sipiläinen tha se Qeveria e Finlandës është e bindur që sipas kësaj dinamike të punës, institucionet e Kosovës do të fillojnë së shpejti negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi. Ajo shprehu përkushtimin e sajë dhe të shtetit të Finlandës për të vazhduar përkrahjen për Republikën e Kosovës, në të gjitha proceset.
Po ashtu, Sipiläinen vlerësoj lart angazhimet e Ministrisë së Integrimit drejt koordinimit të donatorëve në pjesën veriore të Kosovës.
”Sa herë që takohem me ndonjë delegacion Finlandez nuk mund të mos e përmend Presidentin e urtë Ahtisaari dhe kontributin e tij të pa zëvendësueshëm në shtet-formimin e Republikës së Kosovës, dhe në një mënyrë Presidenti Ahtisaari është bërë sinonim i pavarësisë së Kosovës”, tha ndërkaq ministrja Çitaku.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











