Lajme
Danimarka dhe Norvegjia kanë njoftuar heqjen e kufizimeve
Qeveritë e Danimarkës dhe e Norvegjisë kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve të koronavirusit. Të dy vendet skandinave synojnë ta bëjnë jetën e përditshme pak a shumë përsëri në normalitet brenda katër javëve të ardhshme, megjithëse tubimet e mëdha publike janë akoma të ndaluara dhe turizmi ndërkombëtar mbetet i pamundur, transmeton albinfo.ch.
Në krahasim me numrin e lartë të vdekjeve në Suedi (3.000+), numri i vdekjeve nga COVID-19 në Danimarkë (514) dhe Norvegji (217) ka qenë relativisht i ulët. Me ritmet e infeksionit që ranë shpejt në të dy vendet, qeveritë besojnë se koha është e duhur për ta kthyer shoqërinë në një gjendje më normale, shkruan media norvegjeze Forbes.
Një orar i jetës së përditshme
Orari i njoftimit nga Danimarka do të fillojë menjëherë rinisjen e sporteve profesionale dhe qendrat tregtare të hapen nga 11 maji. Kafenetë, restorantet dhe shkollat mund të rihapen një javë më vonë, megjithëse komunat do të kenë fjalën e fundit në shkolla. Bibliotekat, parqet e safarit dhe kishat janë ndër vendet e tjera që lejohen të hapen nga 18 maj. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Janë gjetur grimca metali në këto çokollata: COOP i tërheq nga tregu Nga tregu do të tërhiqen si çokollatat e shitura individualisht ashtu edhe ato në pako me... -
Gjashtë persona të përfshirë në një përleshje në Bernë, dy të lënduar -
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër














