Kosova
Qeveria konfirmon: Danimarka merr me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Lajmi i publikuar dje se Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë, është konfirmuar edhe nga ministria e drejtësisë, e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshjen e arritur në parim e njoftoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila shpjegoi se projekti i qeverisë daneze synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve që është rritur për 19 për qind që nga viti 2015.
Ajo tha se numri i të burgosurve në Danimarkë ka arritur në më shumë se 4 mijë në fillim të këtij viti.
Haxhiu tha se marrëveshja është fitimprurëse për Kosoven.
Ministri danez i drejtësisë Nick Haekkerup citohet nga mediat daneze të ketë thënë se “është rënë dakord që të merren me qira 300 qeli burgu në Kosovë dhe të zgjerohet kapaciteti i burgjeve në Danimarkë me disa qindra vende”.
Haxhiu u shpreh se çështja është negociuar nga ish qeveritë e mepërshme dhe se bëhet fjalë për burgun e qytetit të Gjilanit.
Ujdia nuk është nënshkruar ende dhe duhet të miratohet në parlamentin e Kosovës, meqë bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












