Lajme
Danimarka miraton ligjin për të dërguar azilkërkuesit jashtë Europës
Deputetët e Danimarkës kanë votuar “pro” ligjit që do t’i dërgojë azilkërkuesit të trokasin në dyert e vendit në shtete që ndodhen jashtë Europës, gjatë kohës së vlerësimit të kërkesës për azil.
Ligji, i cili u miratua me 70 vota pro dhe 24 kundër gjatë së enjtes, është ndër masat më të fundit që ndërmerr vendi kundër emigracionit dhe synon të dekurajojë ardhjen e emigrantëve në territorin danez.
Muajin e shkuar Kopenhaga firmosi një Memorandum Mirëkuptimi me Ruandën rreth çështjeve të emigracionit dhe kërkesave për azil. Asokohe, qeveria i cilësoi si “spekulime” zërat se po përpiqej të dërgonte azilkërkuesit drejt shtetit afrikan.
Megjithatë, memorandumi ishte i qartë mbi synimet afatgjata të Danimarkës.
“Vizioni i qeverisë daneze është që vlerësimi i kërkesave të azilkërkuesve të bëhet jashtë BE-së, në mënyrë që të shpërbëhet struktura negative e sistemit aktual të kërkesave për azil”, shkruhet në ligjin e miratuar nga Parlamenti./Euronews
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













