Lajme
Danimarka vendi i parë në botë që i jep fund pas 400 vjetësh shërbimit postar
Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ndalon plotësisht shpërndarjen e letrave, duke i dhënë fund një tradite rreth 400-vjeçare të shërbimit postar, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimit të CNN, shërbimi postar shtetëror PostNord do të dorëzojë letrën e fundit, pasi përdorimi i postës fizike ka rënë ndjeshëm si pasojë e digjitalizimit të shpejtë të shoqërisë daneze.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2024, PostNord ka dorëzuar mbi 90 për qind më pak letra krahasuar me vitin 2000, një rënie drastike që e ka bërë shërbimin postar tradicional të paqëndrueshëm ekonomikisht. Në vend të letrave, qytetarët danezë sot komunikojnë kryesisht përmes platformave digjitale, si email-et, mesazhet elektronike dhe rrjetet sociale, ndërsa edhe institucionet shtetërore përdorin pothuajse ekskluzivisht komunikimin online.
Si pjesë e këtij tranzicioni, PostNord ka filluar heqjen e rreth 1.500 kutive postare në të gjithë vendin. Sipas CNN, këto kuti janë shitur për bamirësi dhe kanë zgjuar interes të madh te qytetarët, duke u kthyer në simbole nostalgjie të një epoke që po mbyllet. Dërgimi i letrave tashmë do të bëhet përmes pikave të dorëzimit në dyqane, ndërsa transporti do të kryhet nga kompania private DAO. PostNord do të vazhdojë të ofrojë shërbime për dërgimin e pakove, për shkak të rritjes së vazhdueshme të tregtisë elektronike.
CNN thekson se Danimarka është ndër vendet më të digjitalizuara në botë, çka ka bërë që posta fizike të mos jetë më thelbësore për funksionimin e shoqërisë. Megjithatë, organizatat që mbrojnë të drejtat e të moshuarve kanë shprehur shqetësim se ky ndryshim mund të ndikojë negativisht te qytetarët që nuk kanë aftësi digjitale ose qasje të plotë në teknologji.
E-Diaspora
-
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare Në kuadër të 21 Shkurtit, Ditës Botërore të Gjuhëve Amtare, shkollat shqipe në diasporë kanë kremtuar... -
Mbrëmja kulturore në Firenze bashkon diasporën shqiptare përmes filmit kosovar -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri
Jeta në Zvicër
-
Presion për rritjen e pagave në teleferikët e Vaud Në kantonin e Vaud, teleferikët nuk kanë një pagë minimale, dhe sindikata SCIV po denoncon kushtet... -
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare -
Pasuria në Zvicër rritet ndjeshëm – propozohet tatim mbi pasurinë -
Policia e Cyrihut do të përdorë AI në hetime -
Kompanitë zvicerane të pasigurta pas tarifave të SHBA-së












