Futboll
“Dardanët” dhe Kuqezinjtë duan rezultate pozitive sonte
Kosovës do t’i mungojë dyshja e Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli
Sonte Kosova dhe Shqipëria do të luajnë në Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ janë mysafirë të Ishujve Faroe, kurse kuqezinjtë mysafirë të Izraelit, shkruan albinfo.ch.
Kosova ka grumbulluar shtatë pikë në grupin e saj dhe kërkon fitoren e radhës për të qëndruar në vendin e parë.
Trajneri Bernard Challandes është shprehur se do të luajnë pa presion. “Ndonëse, Ishujt Faroe luajnë në shtëpi, ne do ta luajmë lojën tonë dhe nuk do të ndryshojmë asgjë. Në ndeshjen e kaluar kemi luajtur me topa të gjatë, por ky nuk ishte problemi, por problemi kishte se patëm shumë futbollistë në 16 metërshin e kundërshtarit. Jemi në gjysmë të kualifikimeve dhe siç kam thënë disa herë secili ekip i ka gjasat e veta. Për mua është që të funksionojë grupi e jo individi. Kemi zëvendësues për futbollistët që do të mungojnë dhe kjo është puna ime të gjejë përbërjen sa më të mirë”, deklaroi trajneri zviceran.
Kosovës do t’i mungojë dyshja e Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. I pari për shkak të kartonëve, i dyti për shkak të lëndimit. Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00.
Ndërkohë, Shqipëria është mysafire e Izraelit. Në këtë grup ndodhet edhe Skocia, dhe që të tria kanë nga tri pikë. Kuqezinjve do t’u konvenonte edhe një barazim.
Kapiteni Mërgim Mavraj beson në rezultat pozitiv. “Besoj se jam gati për të luajtur dhe jo vetëm, por për të kontribuar për skuadrën. Besoj se Izraeli ka ndryshuar shumë nga ndeshja e një viti e gjysmë më parë, nga ajo e para pak kohësh e luajtur në Shqipëri. Normalisht janë më të fortë dhe vijnë me një moral mjaft të madh sidomos pas fitores ndaj Skocisë. Gjithsesi ne vijmë me vetëbesim të lartë dhe mendoj se mund ta fitojmë edhe këtë ndeshje. 1:0 do të ishte shumë mirë. Ne jemi shqiptarë dhe vetëbesimin e kemi nga natyra jonë. Stërvitja që kemi bërë na mjafton”, deklaroi Mavraj.
Ndeshja Izrael-Shqipëri nis nga ora 20:45.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













