Futboll
Dardanët duan fitore edhe ndaj Greqisë
Ndeshja Kosovë-Greqi zhvillohet sonte nga ora 20:45, në Grupin C të Ligës së Kombeve
Kosova pas fitores ndaj Qipros kërkon fitoren edhe ndaj Greqisë. Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është shumë e mirë, derisa të gjithë e presin me entuziazëm ndeshjen e sotme, duke e ditur edhe faktin se do ta kenë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve ‘Dardanët’.
“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme, pasi të dyja ekipet kemi nga tre pikë. Do të përgatitemi maksimalisht për të dielën. Nuk do t’i referohem ndeshjeve të kaluara. Ndeshjet që kanë përfunduar, kanë përfunduar. Kemi filluar kampanjën me rezultat pozitiv kundër Qipros. E kemi studiuar Greqinë se si ka vuajtur ndaj Irlandës së Veriut. Ne do të tentojmë të paraqitemi në stilin dominues, njësoj si ndaj Qipros në pjesën e dytë. Më rendësi është të vazhdojmë me fitore. Sipas nevojës do të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse.
Edhe Vedat Muriqi ka thënë se ndeshja me Greqinë është shumë e rëndësishme dhe duhen marrë tri pikët e radhës. “I dimë pikat e dobëta të Greqisë dhe shpresojmë që të dielën të korrim fitore”.
Ndeshja Kosovë-Greqi zhvillohet sonte nga ora 20:45, në Grupin C të Ligës së Kombeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









