Futboll
‘Dardanët’ përballë Danimarkës
Të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde, derisa interesimi është i jashtëzakonshëm
Sonte nga ora 19:00, zhvillohet miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde, derisa interesimi është i jashtëzakonshëm, shkruan albinfo.ch.
Te Kosova mungojnë Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu, derisa mesfushori i Zurichut pritet të kthehet ndaj Bullgarisë të hënën.
“Ndoshta stili i lojës së Danimarkës, me atë të Bullgarisë, nuk është i njëjtë, por kjo nuk na shkakton problem. Ka qenë shumë e rëndësishme që këtë ndeshje ta luajmë në shtëpi. Sigurisht që do të vuajmë më tepër, por kjo është normale, sepse Danimarka është në vendin e 10 në botë. Unë nuk frikësohem nga kundërshtarët e vështirë. Nëse trajneri i Danimarkës ka thënë që ndeshja me Kosovën do të jetë stërvitje e mirë, për ne do të jetë mësim i mirë”, deklaroi në konferencën për media Bernard Challandes.
Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se të përzgjedhurit e tij janë në top-formë para miqësores me Kosovën në “Fadil Vokrri”, ndërsa përsëriti se kjo do të jetë ndeshje stërvitore për të përzgjedhurit e tij.
“Të gjithë lojtarët tanë janë në top-formë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha ndërrimet e mundshme dhe do t’i shihni besoj në BBC të gjithë emrat e njohur në fushë… Siç e dini, unë tërë jetën time jam ballafaquar me Jugosllavinë dhe të gjitha ato ekipe që kanë dalë nga ish-Jugosllavia janë të mira dhe natyrisht për Kosovën ekziston mundësia që të kualifikohet për Kampionatin Evropian, dhe ne duam të mësohemi që të luajmë kundër oponentëve të mundshëm në të ardhmen. Dhe, gjithashtu është mirë që të vijmë këtu dhe të luajmë. Kosova është një ekip që dëshiron të luajë futboll dhe do të mundohet”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












