CH-Ballkani
“Darka e Diasporës” në Cyrih mbledh rreth 10 mijë franga
Kjo darkë është organizuar me qëllimin e shpëtimit të jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë
Fondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Solidar Suisse”, të premten mbrëma kanë organizuar “Darkën e diasporës”.
Në këtë darkë që është mbajtur në Cyrih të Zvicrës janë mbledhur rreth dhjetë mijë franga, shkruan albinfo.ch.
Madje, një pikturë e piktorit Daut Gubetini është blerë 2000 mijë franga për donacion.
Kjo darkë është organizuar me qëllimin e shpëtimit të jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë. Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnja në 1,000 lindje, tash kemi arritur ta ulim në 11 vdekje në 1,000 lindje, shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.
Me qëllimin e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neonatologjike dhe asaj Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘klasave për nëna’, zhvillimin e transportit neonatal dhe programeve të tjera. Në këtë organizim kanë marrë pjesë personalitete shqiptare dhe zvicerane.
Qëllimi i përmirësimit të shëndetësisë dhe gjendjes sociale në Kosovë
Barbara Burri, zëvendësdrejtoreshe e organizatës humanitare “Solidar Suisse”, në fjalimin e saj është shprehur se kjo organizatë vepron në Kosovë që nga viti 1999. “Ne kemi për qëllim përmirësimin e shëndetësisë dhe gjendjes sociale në Kosovë. Prandaj, ne mbështesim përpjekjet e organizatave jo qeveritare që kanë për synim të sjellin ndryshime në vend. Njëra nga këto organizata është edhe ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’. Në partneritet me ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, kemi zhvilluar programe të cilat po shpëtojnë jetë foshnjesh në Kosovë. Ndihmat konkrete kanë qenë në forcimin e kujdesit të paralindjes te nënat; rregullimin e sistemit të referimit të foshnjeve, si dhe ndihmën për furnizim me medikamente esenciale”, ka thënë Barbara Burri.
Vendet e origjinës kanë nevojë për ndihmë
Në fjalimin e tij Dr. Omer Dzemali është shprehur se gjithmonë do të mundohet të japë ndihmën e tij, dhe i ka inkurajuar edhe të tjerët që të ndihmojnë. “Po takohemi në Zürich, në Zvicër, një vend me një traditë të gjatë të humanizmit. Një vend, ku në vitin 1859 lindi ideja e themelimit të Kryqit të Kuq. Ndoshta nuk është rastësi që njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë është doktori nga Amerika Xhejms Shtrikler, i cili para disa ditësh më tregoi se të parët e tij rrjedhin nga Zvicra”, është shprehur doktori i njohur, duke shtuar: “Në këtë vend, në Zvicër, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Nuk e teproj nëse them se këtu jetojnë shqiptarët më të lumtur të botës. Sonte u drejtohem sidomos bashkëkombësve të mi këtu në Zvicër: përkraheni këtë aksion, secili prej jush dhe secili sipas mundësive që keni. Vendet tona të origjinës kanë nevojë për ndihmë të gjithanshme. Por, më së shumti kanë nevojë për ndihmë fëmijët dhe nënat. Si bashkëkombës i juaji, si mjek i zemrës dhe si prind do të përpiqem të jem përkrahës i juaji i përhershëm”, theksoi Prof. Dr. Omer Dzemali.
Ulja e shkallës së vdekshmërisë
Në emër të Bordit të Drejtorëve dhe stafit të ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, ka folur, Mrika Aliu. “Projekti i parë që nisem ishte ndërtimi i sistemit të oksigjenit në kliniken intensive të neonatologjisë, aty kur trajtohen foshnjet e lindura para kohës. Ky sistem i oksigjenit sot shëron 25-30 fëmijë çdo ditë të cilët luftojnë me jetën pranë inkubatorëve. Menjëherë pas sistemit të oksigjenit kuptuam që shumë foshnje s’mund të trajtohen në klinikë për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe siguruam inkubatorë për klinikën që asnjë fëmijë të mos mbetet pa marre trajtimin e nevojshëm”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Në çdo angazhim tonin ne gjithmonë përcjellim indikatorët shëndetësore për të parë çka po janë shkaktarët e vdekjes së fëmijëve për me intervenuar direkt në ato”.
Ngjarja është bërë e mundur falë mbështetjes lokalit Eni’t dhe platformës Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën















