Lajme
DASH: Kosova e Shqipëria vende transite të narkotikëve
Kosova vazhdon të mbetet trampolinë e narkotikëve për në BE, ndërsa Shqipëria ka avancuar në këtë drejtim, duke u bërë edhe prodhuese e kanabisit
Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbetet vend trampolinë për trafikantët e drogës, nga vendet aziatike dhe afrikane për në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që titullohet Raporti për Strategjinë Ndërkombëtare për Kontrollin e Narkotikëve.
Sipas këtij raporti, Kosova akoma nuk është vend ku prodhohen substancat narkotike, por vend nga ku “kërcejnë” trafikantët për Evropë. Raporti po ashtu vlerëson përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar trafikantë e drogës. Aty ceket Strategjia Kombëtare Kundër Drogave dhe Planin e Veprimit.
Sipas raportit të DASH, në nëntë muajt e parë të vitit 2012, marihuana ishte substanca më e konfiskuar nga autoritetet e rendit (1,091.4 kg) , pastaj heroina (51.5 kg) dhe kokaina (7.2kg), një rritje thelbësore në krahasim me vitin 2011.
“Faktorët që ndikojnë në përpjekjet e Kosovës për të luftuar trafikun e narkotikëve kanë të bëjnë me lokacionin gjeografik, mungesën e kontrollit mbi komunat veriore, ekonominë e dobët dhe sistemin joefektiv të menaxhimit të kufirit”, konsideron DASH, raporton REL.
Sipas të njëjtit raport, nuk ka vlerësime gjithëpërfshirëse për përdorimin e drogës në Kosovë.
“Bazuar në informacionet e disponueshme, shumica e përdoruesve janë meshkuj të moshës 18 deri në 35 vjeç dhe marihuana është substance më e shfrytëzuar”, konsideron Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në këtë raport gjithashtu nënvizohen edhe përpjekjet e ministrive të shëndetësisë dhe arsimit, autoriteteve të rendit dhe organizatave joqeveritare për vetëdijësimin e popullatës mbi rreziqet e përdorimit të drogës.
“Të vlerësosh shkallën deri në çmasë ndikon korrupsioni në trafikun e drogës në Kosovë, është e vështirë. Ndonëse ligjet ndalojnë korrupsionin e ndërlidhur me narkotikët, ka pandehje se narkotikët qarkullojnë nëpër kufijtë e Kosovës nëpërmjet kamionëve, autobusëve dhe makinave private, me raste me ndihmën e zyrtarëve doganorë që pranojnë mito”, thuhet në raportin e DASH-it.
Edhe për Shqipërinë DASH konsideron si vend transit për narkotikët. Megjtuhatu thuhet se Shqipëria është një vend burimi për kanabisin për vendet e BE. Edhe pse raporti vlerëson punën e policisë për arrestimet e eksponentëve pjesë të rrjetit të drogës, DASH kritikon burokracitë e sistemit gjyqësor në Tiranë.
“Megjithë rritjen e konfiskimeve, burokracia e rëndë edhe institucionet e dobëta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, dënimet rezultojnë të pakta”, thuhet në raport.
Nga 726 arrestime, për 2012, prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet për 149, e ndërsa janë dërguar në gjykata vetëm 46 raste. Po sipas raportit gjykata e krimeve të rënda të shkallës së parë në vitin 2012 ka dhënë 56 dënime për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit shqiptar, shkruan DASH tregon në statistikat për vitin 2012 rritje në kapjen dhe arrestimeve të personave që trafikojnë lëndë narkotike.
“Provat, sipas raportit, tregojnë se rrjetet e trafikimit mund të jetë duke përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend transit për në Evropën Perëndimore. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikate pararendës, apo drogave sintetike thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











