Lajme
DASH: Në Kosovë është rritur kërcënimi fetar
Propaganda e grupeve të dhunshme ekstremiste, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, është përhapur duke përdorur në mënyrë aktive rrjetet sociale
Departamenti Amerikan i Shtetit konsideron se në Kosovë nga vitit 1999, është rritur dukshëm kërcënimi nga ekstremizmi fetarë islamik. Ekstremizmi është nxitur nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste, thuhet në raportin për terrorizimin global publikuar nga DASH.
Sipas këtij Departamentit amerikan, kërcënimi më i madh në vitin e kaluar në shkallë globale vazhdon të jetë grupi militant, Shteti Islamik.
Sa i përket Kosovë, në këtë raport jepen edhe detaje rreth numrit të kosovarëve që i janë bashkuar organizatave që po luftojnë në Lindjen e Mesme. Raporti thotë se nga 300 kosovarët që i janë bashkuara organizatave militante, si Shteti Islamik apo Fronti al-Nusra, 250 kanë udhëtuar nga Kosova për në Siri dhe Irak. Prej tyre, deri më tash, sipas raportit, rreth 50 veta janë vrarë.
Propaganda e grupeve të dhunshme ekstremiste, sipas raportit vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit, është përhapur duke përdorur në mënyrë aktive rrjetet sociale, citon VOA, transmeton Albinfo.Ch.
Në raport gjithashtu përmendet fakti se gjatë vitit të kaluar policia e Kosovës ka arrestuar persona me dyshimin se kanë planifikuar sulme terroriste. Megjithatë, gjatë vitit 2015, në Kosovë nuk ka pasur incidente të tilla.
Raporti më pas përmend edhe veprimet e tjera që autoriteti shtetëror kosovar ka ndërmarrë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke kujtuar me theks të veçantë planet, strategjitë dhe legjislacionin e miratuar. Në këtë raport vjetor të DASH-it përmendet edhe ligji i miratuar nga Parlamenti i Kosovës në prill të vitit të kaluar, me të cilin ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja.
Megjithatë, vlerëson më tej raporti, autoritetet në Kosovë kanë qenë pa përvojë në trajtimin e rasteve të terrorizmit, dhe komunikimi si dhe shkëmbimi i informacioneve mes agjencive të ndryshme mbeti një sfidë.
Në këtë raport përmendet edhe përmirësimi i “aftësisë së Kosovës për të ushtruar autoritetin e saj në veri që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndonëse kjo marrëveshje ende nuk po zbatohet plotësisht nga të dy vendet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










