Kosova
Dasmat, nga shtëpitë, barten në restorante
Nga ahengu që zgjaste një javë, tek festa, ku gjithçka ndodh brenda një ditë: ky është evolucioni i dasmës ndër shqiptarët
Dasmat shqiptare kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme me kalimin e viteve. Që nga ahengu që zgjaste edhe më shumë se një javë, deri tek dita e dasmës, ku gjithçka ndodh brenda një ditë. Dikur do të ishte e paimagjinueshme që gjithçka të përfundonte brenda një dite, por realiteti ka ndryshuar. Madje, shumë të rinj sot në Kosovë, martohen, pa bërë edhe ceremoninë e dasmës, dhe zgjedhin bregdetin për ‘muajin e mjaltit’. Ata kursejnë në shpenzime, kohë dhe organizime të ndryshme, dhe kjo gjithnjë e më shumë po aplikohet, duke i harruar në një formë traditat nga e kaluara e ndoshta në të ardhmen të rinjtë do t’i kthehen sërish traditës shqiptare.
Nga një javë, në një ditë
Dikur dasma shqiptare zgjaste për një javë të tërë. Që nga dita e hënë në mëngjes, e deri të hënën tjetër. Shumë të ftuar, shumë ushqim, muzikë dhe shumë shpenzime. Të ftuarit e kishin ‘obligim’ të shkonin në dasmën e organizuar. Por, me kalimin e kohës kjo filloi të ndryshojë. Sot, nusja ndërron dy-tre fustana, vallëzon derisa të mundet, derisa më parë, kjo konsiderohej turp. Sot, edhe mund të të ftojnë se do të martojnë nipin dy ditë para dasmës, dhe mjafton vetëm një ftesë, kurse në të kaluarën ishte ndryshe, lajmërohej shumë kohë më parë. Në dasmat e ditëve të sotme, lëshohet muzikë moderne dhe popullore, e vallëzimet janë nga më të ndryshmet. Dikur rrugët ushtonin nga boritë e veturave, me flamuj të tërë, por sot vështirë të dëgjosh boritë e veturave, pasi gjithçka organizohet në restorant. Shumë edhe rrezikonin jetën, duke dalë në dritare të veturës, pa asnjë siguri, derisa askush nuk ndërmerrte masa ndaj tyre.
“Jam martuar para 12 vjetësh në shtëpi. Kishte shumë të ftuar. Shumë hynin e dilnin dhe shtëpia u bë ‘lëmsh’. Organizimi ishte krejtësisht ndryshe”, thotë Driton Avdiu, tani 33-vjeçar nga Prishtina. Vëllai i tij (para dy muajsh) nuk ka bërë dasmë të madhe, madje vetëm me familjarët më të ngushtë, dhe së bashku me nusen kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar një javë.
Edhe pse dasma bëhet për qejf, shpesh nuk mungojnë ankesat. “Duhet të ftosh së paku 200 veta në dasmë, të merresh me restorantin, muzikën, ushqimin, tortën, fotografin, kameramanin, të ftuarit e shumëçka tjetër. Ishte stresuese”, shprehet një i sapomartuar, që vendosi të martohet në një restorant në periferi të Prishtinës.
Kërcisnin armët
Por, edhe shumë gjëra tjera janë transformuar nga dasmat me traditë. Më parë, dasma organizohej edhe kur kishte raste të vdekjes së të afërmve të dhëndrit ose nuses, por kjo traditë tashmë nuk aplikohet më. Gjithashtu më parë kërciste pushka dhe revolja në dasmat shqiptare. Shprehja e gëzimit të madh, mund të përfundonte me tragjedi. Dhe nuk janë të pakta dasmat, ku kishte viktima, të vrarë apo të lënduar. Kjo bëri që në dasmat e sotshme të mos aplikohet më, apo shumë pak, dhe ligji të veprojë ndaj atyre që shtijnë me armë.
Edhe dhuratat për nusen e familjarët e saj dhe anasjellas, kanë ndryshuar në varësi të kushteve ekonomike, dhe nuk është më e obligueshme të japin dhjetëra lira, vetëm se po martoheshin dy të rinj. Gjithashtu sot, dhëndri mund të shkojë ta marrë nusen, praktikë që nuk ishte në vitet e kaluara, dhe konsiderohej si turp. Por, edhe ‘vaji i nuses’, duket se ka ndryshuar, dhe nuset nuk vajtojnë si më parë, pasi edhe koha ka ndryshuar. Pra, me transformimin e dasmave, kanë ndërruar shumë tradita.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord














