Shqipëria
Shqipëri: Dasmat, pas 23 qershorit
Ceremonitë martesore, edhe me monitorimin e mjekut
Është bërë e ditur se ceremonitë martesore në Shqipëri do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar vallet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë.
Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.
Armand Peza, sipërmarrës: Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet t’i kalojë 5-6 persona.
Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore do të mbikëqyren nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.
Armand Peza, sipërmarrës: Kemi dy supervisorë, një nga Ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën ta përcjellë te tjetri supervizor i Ministrisë së Rendit. Suprvizori i Ministrisë së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.
Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.
Armand Peza, sipërmarrës: Si organizator eventesh, ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.
Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit, do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë apo jo eventin.
Armand Peza, sipërmarrës: Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur t’i shtyjmë në kohë. Bestytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.
Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e Shëndetësisë, por dhe institucionet e tjera. Ky veprim do të ndikojë jo vetëm në respektimin e të drejtës për çiftet, por dhe për rimëkëmbjen e bizneseve. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












