Lajme
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000%
Gjatë Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, platforma zvicerane Titt4Tat, e cila lidh punonjës seksualë me klientë potencialë, regjistroi një rritje të jashtëzakonshme të aktivitetit – mbi 4000 për qind, sipas një njoftimi për media.
Platforma, që ofron shërbime nga individë jo-profesionistë si studentë, mësues apo udhëtarë ndërkombëtarë që kërkojnë të ardhura shtesë, tregon se gjatë javës së WEF, kërkesa është rritur dukshëm, veçanërisht nga përdorues nga SHBA, Rusia dhe Ukraina.
Një rezervim rekord u regjistrua me një tarifë prej 96,000 frangash zvicerane për katër ditë me pesë persona. Platforma nuk përfshin në çmim shpenzime shtesë si hotele, dhurata ose shërbime shoferësh, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të brendshme, ka pasur një rritje të kërkesës për grupe specifike dhe ofertat ekskluzive përfshinin udhëtime me avion privat, shopping jashtë vendit dhe takime në ambiente luksoze.
Forumet si WEF nuk janë vetëm për diskutime mbi ekonominë dhe politikën – ato gjithashtu reflektojnë jetën private dhe kërkesat e pjesëmarrësve të pasur dhe të fuqishëm. Njoftimi i Titt4Tat ka nxjerrë në pah një aspekt të papritur të jetës në Davos, duke treguar se pas pasurisë dhe pushtetit, ekzistojnë edhe nevoja njerëzore që mund të përballohen ekonomikisht.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik Pasagjerët e linjave ajrore të zgjedhura tani mund të regjistrohen automatikisht në EuroAirport Basel-Mulhouse. Linjat e... -
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran -
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht












