Uncategorized
De Biasi: Shqipëri – Zvicër, ndeshje e çuditshme mes kaq shumë shqiptarëve
Trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, në një intervistë për blickun zviceran ka folur për momentin e hedhjes së shortit në Paris nga Federata Evropiane e Futbollit, që përckaton duelin e parë të shumëpërfolur evropian Shqipëri-Zvicër në Kampionatin Evropian Euro 2016.
“Oh, jo! Sepse nuk e kisha pritur. Ne patëm folur një ditë më parë për faktin se kjo do të jetë një lojë e çuditshme në mes të kaq shumë shqiptarëve. Do të kishte qenë mirë të mos ndodhte. Por, tani mbetet kështu”, deklaron De Biasi, përcjell albinfo.ch.
“Për shumë shqiptarë kjo lojë është e veçantë, për shkak se në anën tjetër shumë lojtarë janë shikuar këtu si “tradhtarë”, sepse ata kanë vendosur të luajnë për një vend tjetër – megjithëse janë me origjinë shqiptare”, tregon për reagimet në Shqipëri trajneri italian.
Ai thotë se gjithmonë ka potencuar se duhet të jenë të lirë të zgjedhin një vend që ka qenë i mirë për ta.
“Vendi që i ka pranuar, u ka siguruar punë prindërve të tyre. Ata e kaluan fëmijërinë e tyre këtu dhe janë të integruar. Mendoj se ata ndjehen si zviceranë. Edhe pse ata gjithmonë do të mbeten me zemër shqiptare”, thotë De Biasi.
Italiani, i cili u bë hero me kualifikimin historik të kuqezinjve në “Euro 2016”, thotë se e ka kryer misionin e tij për shqiptarët në Zvicër.
Ai është përgjigjur edhe rreth debateve që bëhen për futbollistët zviceranë të vërtetë dhe ata me sfond emigrimi. Është thënë se ka pasur një përçarje në ekip.
“Mirë, por kjo nuk është çështje shqiptare. Zvicra është e pasur me lojtarë që nuk kanë rrënjë zvicerane. Ju keni edhe të Amerikës së Jugut. Ju i keni hapur dyert”, thotë De Biasi.
Italiani, i cili është trajner i kombëtares shqiptare që nga viti 2012, ka folur edhe për polemikat e përsëritura për shkak të shqiponjës dykrenare me gishtërinj të Granit Xhakës dhe Pajtim Kasamit.
“Ata duan të tregojnë se janë shqiptarë. Ose, të paktën, kanë rrënjë nga atje. Për mua është ok”, i thotë Blickut De Biasi, i cili ka folur edhe për rastin e Shani Tarashajt, për të cilin thotë se kombëtarja i ka mbyllur dyert për të, ngase kishte refuzuar ofertën e kuqezinjve.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











