Tematike
Debati mbi ndalimin e burkas në Zvicër, tashmë ka shpërthyer
Shkalla e komenteve të lexuesve vërteton se debati rreth burkas është i nxehtë, para një votimi federal të mundshëm. Albinfo.ch ju sjell ca mendime të shprehura rreth kësaj çështjeje
Shtypi zviceran gjermanofolës u ka dhënë rëndësi të madhe deklaratave kundër bartjes së burkas, të dhëna nga këshilltari shtetëror socialdemokrat Mario Fehr. Shkalla e komenteve të lexuesve vërteton se debati është i nxehtë, para një votimi federal të mundshëm. Albinfo.ch ju sjell ca mendime të shprehura rreth kësaj çështjeje.
268, ky është numri i madh i komenteve të marra në gazetën “Basler Zeitung”, e cila botoi lajmin ku njoftohet se socialisti nga Cyrihu mbështet fuqimisht ndalimin e bartjes së burkas.
Gjithashtu, në këtë drejtim është shprehur edhe z. Carmen Fürst, i cili ka marrë më së shumti komente duke thënë:
“Nuk bëhet fjalë këtu për luftën kundër terrorizmit, por për dhënien e një shenje se këtu ose integrohemi, ose largohemi në qoftë se nuk pranojmë zakonet dhe traditat e vendit pritës. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj drejt këtyre njerëzve, por tani ka ardhur koha për t’i rënë vizë dhe për t’i dhënë fund këtij debati […] Dhe askush të mos na thotë se nuk ka zgjidhje të thjeshtë. Sigurisht që ka. Përveç nëse Partia Socialiste dhe të Gjelbërit duan të vazhdojnë si më parë duke i mbyllur sytë, duke mos bërë asgjë, duke bllokuar propozimet e arsyeshme. Derisa të bëhet tepër vonë”.
Argumenti i turizmit? I pavlerë.
Isley Constantine, nga ana e saj, thotë se argumenti, i cili pohon se një ndalim i tillë do të ishte shumë i keq për turizmin, nuk qëndron: “Shoqatat e turizmit interesohen vetëm për një gjë, paratë. Ato nuk janë të interesuara për imazhin e Zvicrës. Atyre nuk u interesojnë vlerat tona dhe përfaqësitë tona morale (…) Ne po lexojmë mendimin e Shoqatës së Turizmit zviceran, por kjo nuk duhet të na interesojë më shumë se kaq dhe ne mund ta injorojmë”.
Argumenti turistik ka pasionuar internautët, të cilët vështrojnë sikur Mike Müller se “ka një ndalesë të burkas në Ticino, pavarësisht faktit se është një rajon me shumë turizëm…”
“Shumë gra falënderojnë për ndalimin e burkas“
Sa për vlerat dhe përplasjet e qytetërimit, Martin Bär citon deklaratën e Saida Keller-Messahli, një zonjë e Forumit për një islam progresiv: “Shumë gra falënderojnë ndalimin e burkas”.
Së fundi, Michael Giger vështron nga ana e tij se “e majta e butë duket se po tërhiqet, për fat të keq me 30 vjet vonesë. E pra, me pak fjalë: ajo që më intereson tani është të zbuloj një hetim të vërtetë gazetaresk për të kuptuar pse e majta ideologjike ka aq shumë afinitet me islamin totalitar. Fakti se ajo mbron struktura të tilla totalitare, a nuk dëshmon vallë për një lloj komunitarizmi të mendimit?”
Me fjalë të tjera, kuptohet se në kolonat e komentuesve së gazetës “Basler Zeitung”, prirja për të mbështetur ndalimin e burkas është më së e qartë. Dhe, madje, edhe për të mbështetur socialistin Mario Fehr, një arritje jo e vogël për këshilltarin socialist, kur dihet se Basler Zeitung është një çiflig blosherian (Blocher).
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











