Integrimi
Dëbohet familja shqiptare, edhe pse iu lindi një djalë në Gjermani
Mentor Hajrullahi thotë se nga Shqipëria ka ikur për shkak të hakmarrjes, derisa në Gjermani i kishte lindur një djalë, por megjithatë, ai është dëbuar
Gjermania po i dëbon të gjithë refugjatët nga Ballkani, vende që janë të regjistruara të sigurta dhe nuk merret parasysh kërkesat apo problemet e tyre.
Mentor Hajrullahi është ulur në një livadh afër rrugës duke pritur autobusin e lokal, që do ta sjellë atë përsëri në hotelin e tij në afër të fshatit Ingolstadt, shkruan donaukurier.de
Shqiptarët kishin një takim në Kazermën Oberstimmer, ku ishin strehuar në tre muajt e fundit.
Mentorit i kishte lindur një djalë. Por, kjo për Qeverinë nuk merret parasysh, transmeton albinfo.ch. Kërkesa e tij është refuzuar. Ai tashmë duhet të presë gruan dhe djalin e tij, pasi policia i ka ftuar që të largohen të gjithë në të njëjtën kohë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ai thotë se ka jetuar me stres, duke pritur policinë nëse do të vijnë sot apo nesër. “Nëse unë nuk do të kisha probleme, do të qëndroja në Shqipëri”, thotë ai. Mentori thotë se është larguar për shkak të hakmarrjes, por autoritet gjermane nuk e besojnë këtë.
Inglostadt gjithashtu ka qenë ndër rajonet e prekura me kërkesat për azil, por tashmë numri i refugjatëve po pakësohet, sidomos me familje nga Kosova dhe Shqipëria, pasi këto vende cilësohen si të sigurta.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












