Sport
Debutim ëndrrash për Ajetin
Arlind Ajeti ka debutuar me gol për skuadrën e Frosinones në Itali. Ai shënoi një gol në takimin që përfundoi 2:2 më Saussolon. Paraqitja e tij është vlerësuar lart nga mediet italiane. Ajeti duke folur për ‘Panorama Sport’, ka treguar për emocionet në këtë ndeshje dhe kujt ia dedikon golin.
“U ndjeva shkëlqyer. Normalisht që për një mbrojtës nuk është shumë e shpeshtë që të shënojë dhe më erdhi mirë që arrita t’i jap ekipit avantazhin e përkohshëm. Luanim në transfertë dhe kur isha unë ai që realizova për të rikthyer avantazhin. Pa diskutim që golin ia dedikoj djalit tim. Nuk kam pasur mundësi që të festoja me të ditëlindjen e tij të parë që e ka pasur dje (të martën) dhe goli shkon si dhuratë për të”, është shprehur Ajeti.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













