Kosova
Dega e LDK-së në Austri prezanton Lisa Rugovën kandidate për deputete
Kryetari i degës së LDK-së për Austri, Yll Blakaj, këto ditë para simpatizantëve të kësaj partie në Austri ka prezantuar Lisa Rugovën si kandidate për deputete, transmeton albinfo.at.
Rugova pritet të jetë në mesin e kandidatëve të LDK-së për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Blakaj, prezantimin e kandidates Lisa Rugova e bëri gjatë manifestimit „Darka e Lamës“, e cila u organizua nga dega e LDK-së në Amstetten të Austrisë.
“Darka e Lamës” në një atmosferë festive në Amstetten të Austrisë, e organizuar nga dega e LDK-së, si dhe prezantimi i kandidates për listë zgjedhore znj.Lisa Rugova nga dega e Austrisë. Faleminderit për përkrahjen e parezervë komandantit z. Anton Qunit.
Falënderim i veçantë kryetarit të nëndegës për Amstetten, z. Besart Berisha dhe të gjitha zonjave për gatimet fantastike”, ka shkruar ai në llogarin e tij në “Facebook”, transmeton albinfo.at.
Znj. Rugova vjen nga Istogu, ndërsa është rritur dhe shkolluar në Vjenë të Austrisë.
Në mbështetje të saj, në Vjenë, i kishte ardhur edhe kryetari aktual i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati. Pas këtij takimi, kryetari Ferati shkruan:
“Në Vjenë të Austrisë takuam bashkatdhetarët tanë nga Istogu dhe më gjerë, takim mobilizues, ku u dha mesazh i qartë, Kosova po shkon drejt ndryshimit, Lumir Abdixhiku po i prin si Kryeministër!
Zgjedhjet nacionale që po afrojnë, Dega LDK-së e Austrisë kandidon me Lisa Rugovën, e cila ka përkrahjen edhe të Degës së Istogut dhe kandidatëve të saj Shkëmb Manajt, Serbeze Kabashi -Muçaj dhe Besim Mulaj!
Ky takim nënvizoi rëndësinë e mërgatës jo vetëm si një shtyllë kyçe për zhvillimin e vendit tonë, por edhe si një zë i fuqishëm në proceset demokratike. Falënderoj të gjithë bashkatdhetarët dhe strukturat Degës së LDK-së në Austri për interesimin dhe përkushtimin e treguar.
Rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon, me vendosmëri dhe për ndryshim”, përcjell albinfo.at.
Ndërkohë, vetë kandidatja Rugova ndihet e privilegjuar të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme:
“Ndihem shumë e privilegjuar të jem pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si kandidate nga mërgata, Austria. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe mbështetjen tuaj”, ka thënë ajo.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














