Maqedonia
Dehari: Fitorja në Kërçovë u takon mërgimtarëve
Dehari në një status në Facebook thotë se kjo fitore i dedikohet diasporës, e cila erdhi edhe nga Amerika për t’ia siguruar shqiptarëve qeverisjen edhe për katër vjet
Fatmir Dehari, ish-guerili i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, fitoi edhe një mandat për të qeverisur komunën e Kërçovës, që shqiptarët e njohin si Uskana. Dehari në një status në Facebook thotë se kjo fitore i dedikohet diasporës, e cila erdhi edhe nga Amerika për t’ia siguruar shqiptarëve qeverisjen edhe për katër vjet.
Dehari i falënderon të gjithë shqiptarët e komunës së Kërçovës që ndihmuan në fitore duke dal masovikisht në zgjedhjet e djeshme, kurse më meritoret, siç thotë ai janë mërgimtarët, që erdhën nga katër anët e botës. Në zgjedhjet e djeshme Dehari e mundi kundërkanidatin nga VMRO DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Statusi i plotë i Deharit:
“Vëllezër e motra që vërshuat nga të gjitha anët. Unë nuk u bëj ballë emocioneve, por mendja ime merr fuqi nga ndihma e fuqisë së vullnetit tuaj. Dashuria juaj për Kërçovën është një thesar i stërmbushur përplot xhevahire, gëzimi e kënge, malli e dëshire të pashtershme për të qenë këtu sa herë që nga gjiri i saj ju thërret kushtrimi.
Për mua jeni qenësia më e lartë qiellore, të cilës shpirti im për asnjë çast nuk iu nda e as nuk do t’i ndahej në Evropë e SHBA derisa të më shkëputtë vetë vdekja. Prandaj unë nuk qëndroj dot pa qenë pjesë e unitetit tuaj si një lot, një buzëqeshje, një dritë, një jetë, një gjuhë, një komb e një flamur, për të vëzhguar lehtësisht mbi një zhvillim të hovshëm, për një Uskanë të bukur, çfarë e meritoni të gjithë ta keni , ta shihni e ta ndieni.
Nuk thonë kot : Kërcova është simbol i Vlorës së kuqe: një Vlorë matanë, një Vlorë në këtë anë me emrin e sheshit të fitores USKANË. Sepse vota juaj është si mali, e përtej qindra maleve, sepse ju mbi këtë qiell i nxitët të fluturojnë e të na vështrojnë me lumturi shqiponjat e mëmëdheut Shqipëri e rrotull copave të saj si Kosovë e Çamëri.
Bota po e sheh se ç’do me thënë vlerë e kombit e atdheut dhe ëndërrojnë këtë energji ta kishin pas edhe vetë ata. Prandaj unë nuk flas dot për hovin tuaj, sepse për këtë foli entuziazmi i ardhjes triumfale për të mbushur faqet e saj të top lajmeve për atë se ç’bëhet në Kërçovë!
Mërgata solli fitoren e radhës! Sheshi Kërçovës buçet nga festa madhështore! Diaspora shëmbëlltyra më e ndritur e shqiptarisë! Pra, Kërçova! Diaspora e askush tjetër!
Mburrem e krenohem me ju të dashurit e mi! Ju jeni amaneti im e unë jam amaneti juaj! Shpirtërisht i qofsha fal sakrificës e mundit tuaj! Përzemërsisht pa kufi herë faleminderit bashkëvendës të mi prej ngado që erdhët! Paçi shëndet! Zoti ju dhëntë të gjitha të mirat e bekoftë çdo përpjekje tuajën!
Dhe në fund më lejoni të falënderoj familjen time Dehari,të cilët me rritën , shkolluan , edukuan dhe më qëndruan pranë në rrugëtimin tim jetësor…! Gëzuar !!!!”. /RTKLive/
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










