Kosova
“Deklarata e Pavarësisë” merret nën mbrojtje ligjore
Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tek tash institucionet e vendit po mendojnë ta vënë nën mbrojtje “Deklaratën e Pavarësisë” së Kosovës.
Deklarata është duke u futur në Listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, e cila është nënshkruar tashmë nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Listës i janë shtuar 45 asete të tjera, pos atyre që mbroheshin me atë të vitit të kaluar, që numëronte 1.534. Tashmë shteti mbron përkohësisht 1.580 asete të trashëgimisë kulturore. Vetëm dy janë futur në kategorinë e trashëgimisë së luajtshme, përcjell albinfo.ch.
Kësisoj, bashkë me pergamenën qindravjeçare – me tekstin e Deklaratës nënshkruar më 17 shkurt të vitit 2008 prej 120 deputetëve, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Kosovës dhe kryeministrit – në këtë kategori mbrohet edhe mozaiku me portretin e Shën Terezës, i punuar me një milion kapëse teli në Muzeun e Kosovës nga Saimir Strati, në nëntor të vitit të kaluar, shkruan “Koha Ditore”.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












