Futboll
Deklaratat emocionale të lojtarëve të Kosovës U19 që mposhtën Spanjën, 12 herë kampionin e Evropës
Elvir Gashijani është shprehur i emocionuar për golin që shënoi kundër kampionëve evropian, Spanjës e që njëkohësisht u bë goli i fitores për Kosovën.
Ai shënoi për 4:3 për Kosovën U19, në minutën e 93-të.
“Jam shumë i emocionuar për golin që e kam shënuar në minutat e fundit kur rezultati ishte 3:3. Unë e bëra 4:3. Ishte emocionuese dhe jam i gëzuar sidomos për stafin dhe shokët, për të gjithë. E kemi bërë të gjithë maksimumin, nga pjesa e parë, si unë ashtu edhe shokët e mi. Edhe në pjesën e dytë kur hymë e kemi bërë maksimumin. E kemi merituar fitoren”, deklaroi Gashijani për FFK-në.
Portieri i grupmoshës U19 të Kosovës që luan te skuadra gjermane 1860 Munchen, Miran Qela, ka qenë shumë emocional pas fitores historike ndaj Spanjës U19.
“Ndjenja e mirë është. Nuk mund edhe ta them se si, por kur fiton ndaj Spanjës 4:3, mund t’i mposhtësh të gjithë. Mund të shkosh lartë e më lartë. Është një moment që nuk mund ta harrosh kurrë, kurrë nuk mund ta harrosh. Të gjithë lojtarët kanë luajtur mirë, bashkë me mua, të gjithë. Edhe ata që kanë hyrë nga stoli kanë luajtur super. E falënderoj edhe selektorin, Adilin, këtë moment nuk do ta harrojmë kurrë. Kemi hyrë në histori”, ka deklaruar Qela.
Kosova mposhti Spanjën me rezultat 4:3 në kualifikimet për Euro 2025 për këtë grupmoshë.
Spanja 12 herë e ka fituar këtë garë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











