Integrimi
Dekorohet nga ministri austriak, çmimin ia dedikon mikes së saj të ndjerë
Elona Kamberi, çmimin e ndarë nga ministri austriak i bujqësisë ia ka dedikuar mikes së saj të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit e cila ndërroi jetë ditë më parë
Mërgimtarja shqiptare Elona Kamberi, zyrtare e lartë për komunikim publik në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mjedisit të Austrisë (femra e parë e huaj që punon në një kabinet ministror austriak), është dekoruar nga ministri Rupprechter me çmim special për kontributin e saj në projektin më të ri për zhvillim rural në Austri!
Elona këtë çmim ia ka dedikuar mikes së saj të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit e cila ditë më parë ndërroi jetë në moshë shumë të re, shkruan në një postim në fb gazetari Demir Reshiti.
“Të dashur/a mike dhe miq! Mbrëmë kisha nderin të dekorohem nga shefi im – ministri i bujqësisë dhe mjedisit, z. Andrä Rupprechter – për kontributin tim në projektin më të ri për zhvillim rural në Austri. Çmimin ja dedikoj mikes sime tashmë të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit që më ishte model dhe inspirim në çdo aspekt. Të prehet në paqe shpirti i saj i ndritur, do ta kujtoj gjithmonë me kokën lartë!”, ka shkruar Elona në kohështrirjen e saj në facebook.
Elona Kamberi është e lindur në fshatin Blaç të Opojës ku e ka përfunduar edhe shkollimin fillor, ndërkaq në vitin 2004 emigroi në Vjenë të Austrisë ku vazhdoi gjimnazin dhe studimet në drejtimet shkenca politike dhe komunikim transnacional në gjuhet gjermanisht, anglisht dhe italisht. Karrierën profesionale e filloi si asistente për projekte shkencore në Universitetin e Vjenës. Në vitin 2012 filloi punën si gazetare në gazetën prestigjioze Austriake “Die Presse” ku punoi për dy vite në redaksinë për politikë të jashtme. Në vitin 2014 filloi punën si koordinatore për marrëdhënie ndërkombëtare në kabinetin e ministrit të bujqësisë dhe mjedisit, Andrä Rupprechter. Nga viti 2015 punon si zyrtare e lartë për komunikim publik dhe udhëheq redaksinë e kësaj ministrie. Paralelisht është duke përfunduar studimet postdiplomike për komunikim politik në Akademinë e Qeverisë së Austrisë (Verwaltungsakademie des Bundes). — mit Elona Kamberi.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












