Shkurt.ch
Del Ponte: Bin Ladenin, me dëshirë në bankën e zezë!
Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, është shprehur se më me dëshirë do ta kishte parë Bin Ladenin të gjallë, duke u përgjigjur para ndonjë gjyqi. “Por, për pjesëtarët e familjeve të viktimave, vrasja e tij me siguri përbën një lehtësim”, ka thënë ajo në një videointervistë dhënë agjencisë Keyston.
“Me kohë, ndoshta edhe ata do të pajtohsehin se më mirë do të ishte sikur Bin Ladeni të gjykohej, por është me rëndësi që ai nuk është më aty”.
Në intervistën e saj, del Ponte ka folur edhe për ngjarjet më të shënuara të kohës së punës së saj në Hagë. Si një ngjarje të tillë ajo kujton sot arrestimin e Milosheviçit. Por “në fakt, secili vendim gjyqësor për ne paraqiste një ngjarje”.
Carla del Ponte në vitin 2008 qe emëruar ambasadore e Zvicrës në Argjentinë. Nga fundi i shkurtit ajo është pensionuar. E kthyer në kantoni e saj të lindjes, në Tesinë, ajo po merret me sportin e golfit.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij










