Shqiperia

Delegacioni zviceran për digjitalizim në bashkëpunim me autoritetet shqiptare

Një delegacion i shërbimeve nga Parlamenti zviceran punoi për dy ditë me kolegët në Shqipëri për të mbështetur dhe asistuar me produktet digjitale dhe një fjalor parlamentar – instrumente të njohura që përdoren nga Parlamenti Zviceran, shkruan albinfo.ch.

Ky partneritet do të vijojë me digjitalizimin e Bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë.

Si pjesë e projektit tonë ‘Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar’, të dy institucionet ndajnë përvoja rregullisht dhe kjo ka rezultuar në përmirësimin e disa funksioneve dhe shërbimeve.