Futboll
Delirium në kryeqytetin helvet, Young Boys kampion pas 32 vitesh
Sapo ka përfunduar ndeshja në Kampionatin zviceran në mes të YB dhe Luzernit me rezultat 2:1. Me lëtë fitore, Young Boys edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në Zvicër, edhe ate pas plot 32 vitesh, gjë që ka shkaktuar gëzim të paparë tek kryeqytetasit.
Festa e qytetarëve të Bernës pritet të vazhdojë gjatë tërë natës, ndërsa nga stadiumu “Stade de Suisse” janë regjistruar pamje fantastike me ç`rast fusha e gjelbër u shndërrua në të verdhë nga tifozët e shumtë që e vërshuan.
Kjo ndeshje ishte tejet dramatike, pasi mysafirët erdhën në avantazh në minutën 47 përmes Christian Schneuwly, njofton Albinfo.ch. Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën 52`nga penalltia e ekzekutuar nga Guillaume Hoarau e barazuan rezultatin. Në minutën 76 dukej sikur do të shuhej ëndrra e vendasve për titullin, por për fat të mirë penalltinë e ekzekutuar nga Valeriane Gvilia, portieri Marco Wölfli e mbrojti në mënyrë senzacionale.
Pak para përundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, zëvendësuesi Jean-Pierre Nsame shënon golin vendimtar, me të cilin ekipin e tij e shndërron në kampion zviceran pas plot 32 vitesh.
https://www.facebook.com/bscyb/videos/2271607489533091/
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













