Kosova
Demaçi, njeriu që bart mbi vete sakrificën e lirisë
Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së Adem Denmaçit. Atë e uruan për 10 vjetorin e pavarësisë
Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli pas një vizite që i bëri në shtëpinë e tij, veprimtarit Demaçi, i cili ka muaj që nuk ka dalë në opinion për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Kadri Veseli.
Kujtojmë se Adem Demaçi i cili bartë mbi super epitetin |mendala i Ballkanit” ka qëndruar 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë dhe Serbisë, duke kërkuar një Kosovës të barabartë me republikat tjera të ish-Jugosllavisë. I nominuar me çmimin Saharov për paqe, Demaçi kohën e fundit është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












