Uncategorized
Reagon Ministri Gashi: Tenderin për autobusë e kam anuluar
“Tenderin për shërbime transporti me autobus, e anulova, me tu informuar për shpalljen e tij. Ishte një bartje nga mandati i kaluar qeverisës..."
Ministri i Diasporës, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Dardan Gashi ka përgënjeshtruar një artikull të botuar nga gazeta “Fjala”, ku ministria që drejton ai, përflitet për një tender të shpallur për shërbime transporti me autobus.
Sipas gazetës në fjalë “kjo ministri ka shpallur tender në vlerë prej 10 mijë eurosh për shërbime transporti me autobus, minibus dhe kombi-bus në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë”.
Por, ministrii Gashi e përgënjeshtron këtë lajm duke thënë për albinfo.ch se “Tenderin për shërbime transporti me autobus, e anulova, me tu informuar për shpalljen e tij. Ishte një bartje nga mandati i kaluar qeverisës… Këta autobusë, parimisht, janë për t`u shërbyer aktiviteteve të diasporës. Por nuk shoh nevojë që tash, dimrit, kur nuk ka aktivitete të tilla në vend, të kontraktohen autobusë kot” – ka gtheksuar për albinfo.ch ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëheresh zv.Kryeministri, Dardan Gashi.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












