Lajme
Dëme të mëdha nga stuhitë nëpër Evropë
Disa vdekje u raportuan në Gjermani, Holandë, Britaninë e madhe dhe Irlandë për shkak të tre cikloneve, të quajtur ”Zeynap”, ”Dudley” dhe ”Eunice”
Stuhitë që shpërthyen në gjithë Evropën të premten dhe të shtunën, çuan të paktën në një duzinë të vdekurish dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike në gjithë kontinentin.
Disa vdekje u raportuan në Gjermani, Holandë, Britaninë e Madhe dhe Irlandë për shkak të tre cikloneve, të quajtur ”Zeynap”, ”Dudley” dhe ”Eunice”, përcjell Albinfo.ch.
Mijëra shtëpi mbetën pa energji në Britaninë e Madhe, ku stuhia ”Eunice” solli erëra të forta, reshje të mëdha shiu dhe shkaktoi dëme në vlerë prej miliona paund.
Tre persona vdiqën.
Katër persona humbën jetën në Holandë për shkak të stuhisë, tre të cilët u goditën nga rrëzimi i pemëve dhe i katërti vdiq në një aksident automobilistik.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të stuhisë ”Zeynep”.
Brigada e zjarrfikësve u thirr mijëra herë në mbarë vendin për shkak të pemëve të rëna, dëmtimit të ndërtesave dhe objekteve që fluturonin përreth nga erërat.
Siguruesit në Gjermani e vlerësuan dëmin në më shumë se 900 milionë euro (një miliard dollarë).
Pati ndërprerje të shumta në udhëtimet hekurudhore në mbarë vendin, me vonesa në disa linja që pritet të zgjasin deri të hënën.
Katër persona humbën jetën nga stuhia në Poloni, ndërsa të paktën një u plagos.
Brigada e zjarrfikësve polake u thirr rreth 13 000 herë për incidente gjatë natës për shkak të ”Zeynep”-it.
Pemë të shumta bllokuan rrugët dhe çatitë u shkulën nga era. Një fletë e madhe metalike u shkëput nga Muzeu Kombëtar në Szczecin.
Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike, veçanërisht në rajonin e Pomeranisë Perëndimore.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, i bëri thirrje publikut të qëndrojë brenda, ndërsa kompania hekurudhore PKP rekomandoi shtyrjen e udhëtimeve.
Në Republikën Çeke, rreth 26 000 familje mbetën pa energji elektrike dhe administrata e qytetit të Pragës u bëri thirrje njerëzve që për momentin të mos hyjnë në parqe apo pyje./ Dpa
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











