Lajme
Dëmet nga stuhia në La Chaux-de-Fonds, mund të jenë mbi 100 milionë CHF
Siguruesit vlerësojnë dëmin në dhjetëra apo edhe qindra miliona franga dhe do të duhen disa vite për të rikthyer gjithçka në këmbë
Vlera e saktë e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e ashpër e së hënës në La Chaux-de-Fonds të Neuchâtel pritet të bëhet publike mbrëmjen e së martës.
Megjithatë, mes kulmeve të grisura, dritareve të thyera dhe pemëve të shkulura, rindërtimi mund të jetë i shtrenjtë, siguruesit vlerësojnë dëmin në dhjetëra apo edhe qindra miliona franga dhe do të duhen disa vite për të rikthyer gjithçka në këmbë, shkruan RTS.
Të martën po ashtu ka filluar pastrimi dhe riparimi i infrastrukturës. Kështu, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të rrezikut nga rënia e mbetjeve të dëmeve, përcjell albinfo.ch.
Trafiku hekurudhor dhe transporti publik janë të bllokuar në gjithë zonën.
Stuhia që u vlerësua se ishte 217 km/h goditi La Chaux-de-Fonds rreth orës 11:30 të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe duke plagosur rreth 40 persona, shkruan RTS.
Shumë automjete u shkatërruan, çatitë u shkulën dhe dhjetëra pemë u rrëzuan.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













