Lajme
Dëmtohet dhe mbulohet me slogane naziste tabela e klubit të futbollit “Shqiponja”
Është prekur klubi shqiptar i futbollit FC Shqiponja nga Sembach, Keiserslautern, Gjermani. Trajneri dhe ekipi janë jashtëzakonisht të tronditur
Persona të panjohur kanë shkatërruar tabelën e re të klubit të FC Shqiponja në Sembach, (rrethi Kaiserslautern), Gjermani dhe e kanë mbuluar atë me slogane ekstremiste të djathta, transmeton albinfo.ch. Sipas informacionit të SWR, disa mbishkrime të vendosura me ngjitëse aludojnë për Hitlerin, një slogan tjetër thotë: “Kthehuni në vendin tuaj”.
Sipas policisë, është ende e paqartë se kush dhe kur i ka vendosur ngjitëset në tabelën në fjalë.
Klubi i futbollit “Shqiponja” ka bërë ankesë. Policia po heton akuzat për nxitje të urrejtjes mes popujve dhe dëmtim të pronës.
Trajneri i klubit Shqiponj, Fatmir Sylejmani ka thënë me këtë rast se ekipi i tij ishte jashtëzakonisht i tronditur pas incidentit. Njerëz nga kultura të ndryshme luajnë së bashku në këtë klub: gjermanë, shqiptarë, turq, tunizianë, përcjell albinfo.ch. Në mbrëmje ai ka inkurajuar pjesëtarët e ekipit të tij duke u thënë se ata nuk duhet të dorëzohen.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?













