Kosova
Dënohen tre kosovarët që kanë sjellë 620 kg drogë me autobus nga Spanja në Zvicër
Ata u dënuan nga Gjykata e Qarkut në Zofingen (AG) me burgim të pakushtëzuar nga më pak se 4 deri në mbi 6.5 vjet
Dy vëllezër dhe dy bashkëpunëtorë të tyre, të gjithë shtetas kosovarë, kanë trafikuar drogë nga Spanja në Zvicër me autobusin e dy të parëve. Ata kanë sjellë në Zvicër gjithsej 620 kilogramë marihuanë, transmeton albinfo.ch. Gjykata e Qarkut e Zofingenit i ka dënuar me burgim shumëvjeçar të enjten tre prej tyre. Vetëm një i akuzuar u shpall i pafajshëm.
Personat e dyshuar ishin kapur në qershor të vitit 2021. Në atë kohë, mbi 100 kilogramë kanabis ishin gjetur gjatë një kontrolli në një mur ndarës të një rimorkioje të autobusit turistik. Por ky nuk kishte qenë udhëtimi i parë i kontrabandës nga Spanja në Zvicër – të dyshuarit, brenda një periudhe më të gjatë kishin sjellë gjithsej 620 kilogramë drogë në vend, shkruan aargauer Zeitung.
Vlera e kontrabandës është gati 100 mijë franga.
Tani dy vëllezërit dhe bashkëpunëtorët e tyre, të gjithë kosovarë nga mosha 28 deri në 48 vjeç, janë përgjigjur për veprën e tyre para Gjykatës së Qarkut, në Zofingen.
Vendimi i trupit gjykues u mor të enjten: tre nga katër të pandehurit janë dënuar me burg. Ata u dënuan me burgim të pakushtëzuar nga pak më pak se 4 dhe mbi 6.5 vjet, siç raporton Tele M1. Përveç kësaj, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në rangun katërshifror dhe dëbim nga Zvicra deri në 10 vjet.
Një lirim – për mungesë provash
Vetëm njëri nga të akuzuarit u shpall i pafajshëm. Kjo për shkak të mungesës së provave që ai dinte për kontrabandën. Paraprakisht, vetëm njëri nga të pandehurit kishte pranuar se ishte i pranishëm gjatë transportit të kanabisit, përcjell albinfo.ch. Tre të tjerët mohuan të dinin për kontrabandën e drogës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












