Integrimi
Dënohet dhe dëbohet
Ai nuk mund të rrijë më në Gjermani, derisa i ndalohet hyrja në zonën Shengen për pesë vitet e ardhshme
Një 21-vjeçar shqiptar nga Kosova është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg me kusht dhe i riu duhet menjëherë të largohet nga Gjermania, shkruan ‘br.de’.
Ai nuk mund të rrijë më në Gjermani, derisa i ndalohet hyrja në zonën Shengen për pesë vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
I akuzuari ishte përfshirë në një zënkë më 26 korrik 2015. Një grup prej të rinjve gjermanë dhe turq nga Kitzingen dhe një grup i shqiptarëve ishin përfshirë në një rrahje. 21-vjeçari shqiptar ishte thirrur në telefon, derisa kur kishte ardhur, viktima kishte gjakderdhje. 15-vjeçari është rrahur edhe më tej nga 21-vjeçari dhe të paktën tre prej bashkëpunëtorëve. 15-vjeçari gjermano-turk pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë plagë në kokë, dhëmbë të thyer e lëndime në këmbë.
Ai në nëntor të vitit 2016 është dorëzuar nga autoritetet italiane te ato gjermane dhe deri më tani ishte në paraburgim. Edhe disa autorë tjerë janë pakur dhe duhet të përgjigjen para gjykatës.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











