Shkurt.ch
Dënohet politikania që ka sjellë ilegalisht 24 refugjatë në Zvicër
Prokuroria e ka dënuar politikanen për shkelje të Ligjit mbi të huajt me dënim me kusht me para prej 80 njësishë ditore nga 110 franga dhe me një gjobë prej 1000 frangash, po ashtu me kusht
Deputetja e Parlamentit të Kantonit të Tiçinos, Lisa Bosia Mirra nga Partia Socialdemokrate (SP)është dënuar sot me gjobë me kusht për “kontrabandimin” e refugjatëve në Zvicër. Procesi gjyqësor kundër saj është zhvilluar në Gjykatën Policore në Bellinzona, shkruan sda.ch.
Sipas akuzës, Mirra ka mundësuar hyrjen ilegale nga Como (Itali) në Zvicër të 24 refugjatëve.
Politikania socialdemokrate është themeluese e organizatës që mbështet refugjatët “Firdaus”, transmeton albinfo.ch. Ajo, bashkë me një bashkëpunëtor të saj më 1 shtator të vitit 2016 qe arrestuar nga rojat kufitare në San Pietro di Stabio. Me atë rast ajo kishte pritur në kufi katër afrikanë të moshës së mitur, të cilët pastaj një qytetar 53 vjeçar nga Berna i kishte sjellë me makinë në territorin zviceran.
Prokuroria e ka dënuar politikanen për shkelje të Ligjit mbi të huajt me dënim me kusht me para prej 80 njësishë ditore nga 110 franga dhe me një gjobë prej 1000 frangash, po ashtu me kusht, përcjell albinfo.ch.
Pasi që Lisa Bosia Mirra nuk e kishte respektuar urdhërarrestin, gjykimi i saj u bë para Gjykatës Policore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha










